Dita e Drejtësisë, Kryeprokurori Çela: Modeli i bashkëveprimit ndërinstitucional të vijojë, kemi ende punë për të arritur ku duam

140
Sigal

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në aktivitetin e organizuar në ditën kombëtare të drejtësisë tha se ky është një moment reflektimi për atë çfarë është bërë dhe se çfarë duhet bërë më tej. Në fjalën e tij ai shpreht se ka ende shumë punë për të bërë, teksa ka ftuar edhe magjistratët të bëhen pjesë e këtij sistemi transformues.

“Dita e sotme ditë reflektimi për të vlerësuar  çfarë kemi bërë sot dhe nëse kemi arritur tu ofrojmë shqiptarëve një sistem të besueshëm. I besueshëm dhe efikas është ai sistem që mbështetet te integriteti, meritokracia dhe llogaridhënia.

Një vëmendje e posaçme i është kushtuar institucioneve të reja të drejtësisë.  Me forcimin e pavarësisë së prokurorëve të rritet dhe përgjegjësia ndaj tyre, rrjedhimisht mbetet thelbësor edhe forcimi i mekanizmave. Modeli i bashkëveprimit ndërinstitucional duhet të vijojë. Kemi ende një rrugë të gjatë për të arritur atje ku duam. Thirrje magjistratëve dhe të gjithëve të bëhen pjesë e këtij procesi transformues”, tha Çela.