Ushtarët paralajmërojnë për “luftë civile” në Francë

155
Sigal

Një revistë e krahut të djathtë në Francë tha se mbi 100,000 njerëz kanë nënshkruar një letër të hapur të një grupi ushtarësh në shërbim, që paralajmërojnë për kërcënimin e luftës civile në Francë.

Letra, e publikuar të dielën vonë në “Valeurs Actuelles”, e akuzon Qeverinë për “koncesione” ndaj islamizmit dhe thotë se çështja “ka të bëjë me mbijetesën e vendit tonë”.

Revista, sipas REL, tha se gati 133,000 njerëz e kanë nënshkruar letrën deri të hënën, në orën 1:30 pasdite.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin – aleat i ngushtë i presidentit Emmanuel Macron – e cilësoi letrën si një “manovër të vrazhdë” dhe akuzoi nënshkruesit e saj për mungesë të “guximit”.

Qeveria e ka dënuar edhe një letër të ngjashme, të publikuar muajin e kaluar nga disa zyrtarë francezë dhe 20 gjeneralë gjysmë të pensionuar, duke e konsideruar atë si ndërhyrje të papranueshme të ushtrisë në politikë.

Gjenerali i lartë i Francës është zotuar se ata që qëndrojnë pas letrës, do të ndëshkohen. Numrat dhe gradat e nënshkruesve fillestarë të letrës së fundit janë të paqarta.

Ata e përshkruajnë veten si ushtarë aktivë të gjeneratës së re të ushtrisë që ka shërbyer në Afganistan, Afrikë dhe gjetkë, ose që i është bashkuar operacionit të brendshëm anti-terrorist, që ka nisur pas një vale të sulmeve islamiste, në vitin 2015.

Dy letrat vijnë përpara zgjedhjeve të vitit 2022 në Francë, kur sfiduese e presidentit Macron pritet të jetë sërish udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

“Po, nëse shpërthen një luftë civile, ushtria do të mbajë rendin në tokën e vet, sepse do të kërkohet. Ky është edhe përkufizimi i luftës civile. Askush nuk mund ta dëshirojë një situatë kaq të tmerrshme, të moshuarit tanë jo më shumë se ne, por po, përsëri, lufta civile po shpërthen në Francë dhe ju e dini atë mjaft mirë.

Britma e alarmit e të Parëve tanë më në fund u kthen jehonave më të largëta. Pleqtë tanë janë luftëtarët e rezistencës së vitit 1940, të cilët njerëz si ju shpesh i trajtonin si të qetë dhe që vazhduan luftën ndërsa legalistët, të shndërruar në frikë, tashmë vunë bast për koncesione me të keqen për të kufizuar dëmin; është luftëtari i 1914, që vdiq për disa metra tokë, ndërsa ju braktisni, pa reaguar, rrethe të tëra të vendit tonë ndaj ligjit të më të fortit; ata janë të gjithë të vdekurit, të famshëm ose anonimë, të rënë në front ose pas një jete të tërë shërbimi”, thuhet në këtë letër të publikuar nga revista e ekstremit të djathtë.

Në këtë letër i bëhet të publikuar, tashmë në formë peticioni kërkohet që shumë njerëz të nënshkruajnë atë.

“Reagoni, zonja dhe zotërinj. Këtë herë nuk ka të bëjë me emocione të personalizuara, formula të gatshme ose mbulim mediatik. Nuk ka të bëjë me zgjatjen e kushteve tuaja ose fitimin e kushteve të reja. Bëhet fjalë për mbijetesën e vendit tonë, të vendit tuaj”, mbyllet kjo letër.