I jepte mësim Elvana Gjatës/ Ja çfarë note i ka vendosur Manjola Nallbani

319
Sigal

Mandola Nallbani përveçëse këngëtare është edhe pedagoge, e cila u ka dhënë mësim shumë artistave të njohur, ndër to edhe Elvana Gjatës.

Elvana Gjata ka qenë studente e Manjola Nallbanit në vitin e parë të studimeve në Akademinë e Arteve, dhe Manjola tregoi se Elvana ka qenë një studente e rregullt, që nuk mungonte, duke shtuar se që atëherë e ka spikatur potencialin muzikor që ajo ka.

Nota? Sigurisht që 10.

“Ia dëgjoj këngët me kënaqësi. Edhe sikur mos të më këndonte asnjë ditë në klasë, mjafton që unë e kuptoja sa e talentuar ishte. Ajo ishte shumë e talentuar dhe absolutisht i kam vënë 10 me shumë kënaqësi.”, u shpreh Manjola.