Zafir Berisha: Më mirë gaz lotsjellës, sesa përleshje si në Parlamentin e Ukrainës

424
Deputeti i Nismës për Kosovë, Zafir Berisha ka reaguar në lidhje me situatën që ka prekur Kuvendin. Teksa është ndalur tek sulmet me gazlotësjellës nga ana e deputetëve të opozitës, ndërsa theksoi se kjo bëhet për të shmangur përleshjen fizike në mes të deputetëve.
“Përdorimi i gazin lotsjellës nga opozita duke ngacmuar veten dhe kolegët e tyre vetëm e vetëm mos të ketë përplasje fizike, ka të bëjë edhe me prishjen e skenarëve që dëshironi të ndodhë ajo që po ndodhë në Parlamentin e Ukrainës”, ka shkruar deputeti Berisha në Facebook.
Ndërkaq, deputeti Berisha, në njërën prej seancave plenare, pasi u hodh gazi lotsjellës nga kolegët e tij opozitar, u përlesh fizikisht me një polic të Kosovës.
Sigal