Shqiptarët me varfërinë më të lartë në Rajon, nuk përballojnë faturat, ushqimet, veshjet, 64% nuk bëjnë dot pushime

94

Një anketë e Këshillit të Kooperimit Rajonal i nxori Shqiptarët si popullin me pamundësitë më të mëdha për të paguar faturat mujore të dritave dhe ujit, pagesën e qirasë, sigurimin e ushqimeve të nevojshme, ngrohjen e shtëpive dhe kalimin e pushimeve një javë jashtë vendit, ndër 5 vende të tjera të Rajonit, si Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Mali i ZI.

26% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë ujin, dritat dhe qiratë

Anketa gjeti se 26 për qind e qytetarëve në vitin 2019 nuk kishin mundësi të paguanin faturat e dritave dhe të ujit. Kjo ishte përqindja më e madhe në Rajon, ku vetëm 10 % e boshnjakeve kanë pohuar vështirësi në pagesën e tyre, 19 për qind e qytetarëve nga Kosova, 20 % e maqedonasve, 19% e qytetarëve të Malit të Zi dhe 17 për qind e serbeve.

16% e Shqiptarëve në pamundësi për të paguar huanë

Shqiptarët ishin më përqindjen e më të lartë të pamundësisë për të paguar huatë, ku 16 për qind e të pyeturve kanë pohuar se nuk kanë pasur mundësi të kryejnë pagesën, në raport me 9 për qind të boshnjakëve, 14 për qind e shtetasve nga Kosova, 13 për qind e maqedonasve, 14 % e malazezëve dhe 7% për qind të serbëve.

Gati gjysma e shqiptarëve të privuar nga i ngrohti

Mungesa e standardeve në banesave, ngrohja e shtrenjtë me energji dhe të ardhurat e ulëta privojnë gati gjysmën e shqiptarëve të kenë akses në ngrohjen e banesave. Anketa e Barometrit të Ballkanit gjeti së vitin 2019, gati gjysma e shqiptarëve, 42 për qind e tyre nuk kishin mundësi të siguronin ngrohje për banesën, ndryshe nga vendet e tjera ta Rajonit ku kjo përqindje ishte shumë e vogël. Vetëm 9 % e boshnjakëve nuk kishin mundësi të siguronin ngrohje për banesën 11 % e shtetasve nga Kosova, 16% e maqedonasve, 17 % e malazezëve dhe 11 për qind e serbëve.

Shqiptarë më të varfër në Rajon për ushqime dhe veshje

Shqiptarët gjithashtu kishin përqindjen më të lartë në rajon për pamundësinë për të siguruar ushqimet dhe veshjet e nevojshme për familjen. 19 % e qytetarëve të vendit tonë pohuan se nuk kishin mundësi të siguronin këto furnizimeve jetike. Në Bosnjë vetëm 7% e qytetarëve nuk kishin mundësi të siguronin ushqime dhe rroba, 12 % e shtetasve nga Kosova, 11 % e maqedonasve, 13 % e malazezëve dhe 10 % e serbëve nuk kishin mundësi të siguronin ushqime dhe rroba për familjen.

64% nuk bëjnë dot pushime

Pyetjes “A jeni përballur me paaftësi për të përballuar të paktën një javë pushime larg nga shtëpia (nëse doni) gjatë 12 muajve të kaluar”, rreth 645 e shqiptarëve i janë përgjigjur Po, që sërish është përqindja më e lartë në rajon. Në përgjithësi, për këtë pyetje, të gjithë vendet e rajonit kanë shprehur pamundësinë për të bërë pushime, ku pas Shqipërisë renditet mali i Zi (48%), Maqedonia e Veriut (46%), Serbia (40%), Bosnjë Hercegovina (35%). Në rajon, më lehtë i përballojnë pushimet shtetasit nga Kosova, me vetëm 28% të totalit, që pohojnë që nuk bëjnë dot pushime. Kosova ka si destinacion kryesor për të kaluar pushime Shqipërinë.