Besniku në merak për Jonidën, ja çfarë bën për ta mbrojtur nga syri i keq

366
Sigal

Pak ditë më parë, aktorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, u bënë prindër për herë të parë.  Jonida postoi një foto në Instagram teksa kishte dalë shëtitje me të bijën, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte trupi perfekt i moderatores në kaq pak ditë pas lindjes.

Besniku duket se është bërë merak për partneren e tij, dhe që të mos e kapë syri i keq, ai ka gjetur një mënyrë të veçantë për ta mbrojtur, duke i vendosur një kokër hudhre të varur në vesh.

“Ja qita ni huder n’vend t’vothit se ma myti msyshi! Syni keq, F Y qetash!!!”- shkruan ai krahas fotos. “E du dhe nje nga veshi tjeter, se po duket shume stylish”, ia ka kthyer Jonida.