“Zbërtheu” bandat, Nuredin Dumanit i jepet masa e sigurisë në spital

177
Sigal

Personi i penduar që bëri zbërthimin e 23 ngjarjeve kriminale nga 8 banda të rrezikshme, Nuredin Dumanit i është komunikuar këtë të shtunë masa e sigurisë “arrest me burg” në ambientet e spitalit të burgut.

Ai ndodhet i shtruar në këtë spital që prej arrestimit të tij, pasi i shpëtoi një atentati me armë zjarri në Peqin.

Nga dëshmia e Nuredin Dumanit dalin na pah një mori, jo vetëm të dhënash për ngjarje mizore, por edhe detajesh që dëshmojnë se sa lehtë lëviznin dhe lëvizin vrasësit në vendin tonë.

Gjithçka thuajse e bërë ditën, me një ushtri personash që silleshin poshtë e lart për të mos u pikasur, aq më pak ndaluar nga askush.