Avni Ponari: Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Japoni zë i fuqishëm në shërbim të biznesit!

133
Sigal

Shqipëria dhe Japonia kanë tashmë një dhomë tregtie të përbashkët. Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Japoni do të drejtohet nga Avni Ponari, që mban njëkohësisht edhe detyrën e Konsullit të Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri.

Në fjalën e rastit, Ponari tha se kjo dhomë do të jetë një zë i fuqishëm në shërbim të biznesit.

I pranishëm në ceremoninë e themelimit të Dhomës ishte edhe ambasadori i Japonisë në Tiranë. Në fjalën e tij, ambasadori e cilësoi krijimin e dhomës si një hap të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Që prej fillimit, marrëdhëniet miqësore Shqipëri – Japoni janë zhvilluar dhe kanë ardhur duke u rritur. Marrëdhëniet diplomatike nisën zyrtarisht në vitin 1981, më tej Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tokio u hap në vitin 2005, dhe Ambasada e Japonisë në Tiranë u hap në 2017. Sot, Asistenca Japoneze për Zhvillim ndaj Shqipërisë arrin në 179 milionë euro.