Shqipëria një shtet që po zhytet në moçalin e mafies së tenderave

799

Gati amnistia e korrupsionit të tenderave: Qeveria i kalon shërbimin e “zhvillimit të tenderave” privatit kundrejt pagesës 1% ndërkohë që 3-fishohet administrata

Sigal

-Ky projektligj i jep  mundësi ligjore për të shpëtuar hajdutët të lidhur me politikën, pasi zyrtarët do mund të thonë që e ka bërë kompania, se kemi bërë ne , lidhur me një tender çfarëdo

– I hap rrugën abuzimit kolosal me pasuritë kombëtare, duke ja lënë lënë të tretëve.

– Me ndyshimin e ligjit, duke i kaluar prokurimet privatit amiston hapur korrupsionin, shmang Kontrollin e Lartë të Shtetit, pasi KLSH nuk kontrollon dot privatin

– Dëshmon inekzistencën e shtetit dhe maskarën me fryrjen e administratës me militantë, pasi pse duhet të marrë privati 1 % të fitimit për çdo kontratë, duke patur një armatë nënpunësit shtetëror dhe në entet e prokurimit të çdo ministrie apo bashkie

-Kriteret e tenderavë do i vendos privati, duke i lënë rrugën  e lirë çmimeve në stratosferë, pasi sa më i lartë çmimi aq më shumë do fitojë

Institucionet shtetërore që angazhohen drejtpërdrejt në zhvillimin e tenderave për marrjen e shërbimeve për institucione të tjera nuk janë një praktikë e panjohur. Por një propozim i ri në ligjin “Për prokurimin publik” i nxjerrë për konsultim parashikon që shërbimin e zhvillimit të tenderëve institucionet mund t’ja ngarkojnë tashmë edhe kompanive private.Kjo do të ofrohet kundrejt një tarife të rënë dakord paraprakisht.Një numër i konsiderueshëm biznesmenësh te lidhur me pushtetin, por edhe politikanë marrin milliona euro tendera.Korrupsioni me tenderat është ngritur si shqetësim edhe nga investitorët e huaj dhe në mënyrë të vazhdueshme nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë dhe ajo e Gjermanisë, problematikëe që rrezikon largimin e të gjithë investimeve të huaja që janë në të mirë të ekonomisë shqiptare.

Çdo institucion ka entin e vetë të prokurimit, zyrën e prokurimit. Ministritë kanë zyrën e prokurimit më vete, drejtoritë kanë zyrë prokurimi më vete, në të cilën ka ekonomistë, hartues dokumentash, juristë dhe një përfaqësues tjetër i fushave sociale, ekonomike, inxhinerike, të cilët janë në përzgjedhjen apo në testimin e tregut për një objekt, shërbim të caktuar që kërkojnë të blejnë. Pra ka një grup, zyrë prokurimi jo më pak se tre veta, kjo quhet zyra e prokurimit dhe me ligjin e ri, që po kërkon qeveria të miratojë për zhvillimin e tenderave, ku kërkon t’ia transferojë privatit, i bie që kjo zyrë duhet të shkrihet.

Po përveç kësaj duhet të shkrihen, edhe të shikohen dhe organikat e institucionit, pasi këta janë thjeshtë zyra e përgatitjes së dokumentacionit për prokurimet publike, që mund të jenë me 2,3 ose 4 anëtarë, por jo më pak se 3. Në momentin që do bëhet tenderi atëherë do ketë një komision prokurimi, dhe komisioni i prokurimit do jetë prapë me një grup të caktuar nga ky institucion, por do ketë edhe një komision tjetër për marrjen në dorëzim të mallit të punimeve, i cili ngrihet nga drejtuesi i institucionit, ose kryetari i entit të prokurimit.

Me dhënien e këtyre kompetencave institucioneve private, dhe i bie që këto institucione do duhet të shkrihen. A do largohen nënpunësit nga puna? A do kemi më pak të punësuar dhe më shumë përfitime si qytetarë, se me këto para që ne paguajmë këta persona, këto para do i marrë kompania private, e cila në bazë të projektligjit thotë që do marrë 1 % të vlerës të objektit. Kjo është njëra anë. Ana tjetër që është shumë e rëndësishme konsiston në; paratë e taksapaguesve shqiptarë nuk i menaxhon dot si shtet.

Kemi një administratë ndër më të fryrat në Europë bazuar në numrin e popullsisë. Kemi 3-fish administratë më shumë. Pra nëse sot për numrin e popullsisë duhet të kemi diku te 68 mijë të punësuar , sot ne kemi rreth 200 mijë të punësuar. Pra kemi një administratë, që do t’i shërbente një popullsie minimalisht me 6-7 milionë banorë. Po të kemi parasysh që në Shqipëri është futur dhe shërbimi elektronik, nëpërmjet shërbimeve të e-albania  dhe AKSHI. Të gjitha këto shërbime kanë thithur para, dhe deri më sot, vetëm tenderat e sigurisë, garancisë, prokurimeve për pajisjet kanë shkuar te 300-400 milonë euro, sepse 200 e ca kanë shkuar vetëm siguria e pajisjeve.

S’po llogarisim këtu dhe zyrat e punësimit që u hapën nga kjo qeverisje e rilindjes para disa vitesh nëpër qytete, që rezultuan një show elektoral dhe që u mbyllën të gjitha . Se ndërkohë që fliteje për administratë shtetërore, për statusin e nënpunësit e adminsitratës, për pranimin në bazë të statusit të nëpunësit të administratës, duke patur parasysh se këto janë dhe pika kyçe, të cilat kërkohen nga Bashkimi Europian si kritere për t’u anëtarësuar, u shkrinë.U paguan njerëz, drita, internet dhe pajisje elektronike. Paratë u harxhuan, askush nuk mban përgjegjësi, pasi është mbizotërimi i të ashtuquajturës  parti-shtet në Shqipëri.

Të rikthehemi dhe njëherë te çështja e institucioneve shtetërore, të cilat duan që t’i kalojnë tenderat privatit.

Enti prokurues shtetëror thotë se institucioni shtetëror mundet  t’ja japi një kompanie private. E çfarë do bëjë kjo? Kjo do vendosi kriteret, pwr  cilat mallin e çdo institucioni shtetëror; kohën, afatin ,sigurinë, të gjitha, dhe po ky do të bëjë dhe tenderin. Paratë i paguan taksapaguesi shqiptar, privati merr një përqind fitim. Pra indirekt ky i vetmi kusht  është se nuk duhet të kalojë mbi kuotën limit të përcaktuar nga enti shtetëror. Pra e thënë më shkurt, ta marrë me çmim maksimal, aq sa e ka vendosur enti shtetëror. Po kush do ta kontrollojë entin shtetëror për këto çmime, se kjo ishte arsyeja që zyrat e prokurimit publik kishin 3 anëtar, njëri ekonomist, jurist dhe tjetri për testimin e çmimeve të tregut, që do të thotë për dritaret, dyert, ujin, produkte të tjera, shërbime si internetin, telefoninë etj. Dhe duke i marrë sa ishte testimi i çmimit të tregut, ku paraqiteshin jo më pak se tre oferta dhe nxirrej një çmim mesatar. Kush do ta bëjë tani? Privati ka interesa ta ketë çmimin në maksimum, nuk ka interes ta uli, se në bazë të çmimit merr përqindjen. Nga ana tjetër përveç se merr përqindjen ky do përzgjedhi dhe kompaninë, qw do të blejë mallin po dhe të kryejë dhe shërbimin.

“Qeverisja  e rilindjes, historikisht ka pasur numrin  më të madh të  bashkive. Po monopolizohet dhe grabitet, ku  nuk i del  për zot asgjëje për të cilat është votuar. Nuk ngopet duke vendosur taksa , të cilat ja marrin shqiptarëve qoftë me gjoba , tatimit të pakontrolluar , çmimeve skandaloze etj.,.Dhe miliona e vjelura i çon për interesat e nje grupi  klientelist grabitqarësh”

Pra, përfundimisht shkrihen institucionet e prokurimit publik shtetëror, kthehemi në institucione të prokurimit privat, i jepet privatit: fito sa të duash sepse askush nuk do të të kontrollojë. Ndërkohë që ne kemi produkte të ndërtimit, siç ndodhi në rastin e tërmeteve, ku shumica e institucioneve u shkatërruan dhe askush nuk mbajti përgjegjësi për shkollat dhe për institucionet e tjera, që kush i ka ndërtuar dhe pse janë ndërtuar, që nga kryetarët e bashkive. Dhe të mos harrojmë se kjo lloj qeverisje e rilindjes, historikisht ka pasur numrin më të madh të bashkive.

Në këtë gjendje monopolizimi dhe grabitje, ku shteti nuk i del për zot asgjëje për të cilat është votuar,  shkelur  besimin e qytetarëve. Duket sikur nuk ngopet së vendosuri taksa, e ka marrë përsipër të mbajë dogana dhe tatimet, të vjeli para  dhe t’i çojë në drejtim të një grupi klientelist, grabitqarësh, para të cilat ja marrin shqiptarëve me lloj lloj mënyrash, qoftë gjobave, tatimit të pakontrolluar, çmimeve skandaloze etj.,.

Nga ana tjetër kjo botë për të shpëtuar hajdutët e lidhur me politikën, pavarësisht se dihet që në qoftë se ke vënë një drejtor drejtorie një ministër një drejtor institucioni, qoftë edhe të pavarur, dihet se kush e ka vendosur, e ka vendosur mazhoranca. Psh; drejtorin e KESH-it, OSHE, Fondit Shqiptar të Zhvillimit etj.,. Kush i vendos? I vendos qeveria. Drejtoritë e përgjithshme që bëjnë tendera, prokurimet, doganat, minierat, tatimet, etj etj… kush i vendos? I vendos shteti. Ministritë kush i ka në dorë? I ka qeverisja prapë. Pra çfarë ndodh? Për të mos lakuar e për të mos të çuar një e nga një, se po shkojnë të gjithë në burg, atëherë çfarë bëjnë? I jep një mundësi ligjore të tillë që këta të gjejnë një kompani dhe të thonë që e ka bërë kompania se kemi bërë ne. Po këtë kompani kush e caktoi? Erdhi nga qielli? Jo, e caktoi ministri, drejtori i përgjithshëm. Po ministrin dhe drejtorin e përgjithshëm kush e caktoi? E caktoi partia në pushtet

Ky ligj është bërë për të vjedhurpasurinë kombëtare, ja lënë të tretëve dhe kur të vijë puna kontrolli i shtetit dhe institucione të tjera, do të penalizojnë institucionin jo firmën private. Por kjo ka dhe një problem tjetër që Kontrolli i Lartë i Shtetit, po ja dha privatit duhet të ndryshojë ligjin se Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk kontrollon dot privatin, pra një arsye e dytë për të amisntuar vjedhjen edhe më shumë…!