Shqipëria e para në botë për dënimet me burg, 12 mijë në një vit

599
Të qenurit një vend i vogël, nuk na bën më të rregullt si shoqëri. Greg Riley Smith, këshilltar i projektit të binjakëzimit të Bashkimit Europian për mbështetjen e sistemit të burgjeve dhe shërbimit të provës, thotë se Shqipëria mban vendin e parë të dënimeve me burg, jo vetëm në Europë, por edhe në botë.
Të dhënat statistikore vjetore të Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se vetëm për 2016-n janë shpallur fajtorë dhe dënuar nga 2 deri në 5 vjet 12.633 shtetas. Smith, sugjeron aplikimin e dënimeve alternative dhe jo burgun.
“Shqipëria ka nivelet më të larta të dënimeve me burgim në Europë. Nëse nuk marrim parasysh pjesën e amnistive, popullata në burgje do të ishte rreth 12 mijë persona çdo vit, që do të thotë se në realitet Shqipëria ka nivelin më të lartë të burgimit në të gjithë botën. Kjo na çon në pyetjen a është Shqipëria vendi më i kriminalizuar në botë që ka numrin më të lartë të dënimeve me burg? Përgjigjja është jo. Analiza që projekti ynë ka bërë përsa u përket të burgosurve në burgje është se pjesa më e madhe e popullatës në burgje ka rrezikshmëri të ulët. Kjo nuk është për të zhbërë rolin e dënimit me burg, sepse ka individë ku e vetmja alternativë për ta është dënimi me burgim, por do të guxoja të propozoj se ka shumë individë në burgje që nuk duhet të jenë aty, sepse qëndrimi i tyre është kosto për shtetin dhe përveç kësaj them se këta individë, duke u mbajtur në burg mund të përkeqësohen”, këshillon Smith.
Sigal