Shpërthim gazi në minierë, disa të plagosur

412
Një shpërthim gazi metani ka ndodhur mesditën e së shtunës në minierën e Bulqizës.
Për pasojë disa prej punëtorëve që ndodheshin në të kanë mbetur të plagosur. Dy prej tyre, me shtetësi kineze, janë dërguar në spitalin e Bulqizës.
Paprakisht dyshohet se brenda minierës ndodhen mbi 10 punonjës të tjerë.
Shpërthimi ka ndodhur në nivelin e 16-të të minierës, e cila ështe me koncesion nga një kompani kineze.
Drejt vendit të ngjarjes mësohet se janë nisur strukturat e Repartit të Inspektim Shpëtimit të Minierave. 
Sigal