Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër

200
Sigal

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Gurec” të Shkodrës.

Mësohet se për shkak të shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë në banesë ndodhej vetëm një person, por fatmirësisht nuk është lënduar.

Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.