Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Guljem Radojës: La gjurmë të përhershme në trashëgiminë artistike

97
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Guljelm Radoja.

“Falë interpretimit virtuoz, talentit dhe mjeshtërisë së rrallë artistike, Guljelm Radoja u dha përjetësinë personazheve të tij, duke e lartësuar dhe e përfaqësuar denjësisht artin shqiptar, aq sa me të drejtë mund të thuhet se kinematografia shqiptare humbi sot “Petro Nini Luarasin” e saj, që aq mjeshtërisht ai e solli në filmin “Kush vdes në këmbë”, shkruan Meta.

Presidenti gjithashtu shprehet Radoja me veprën e tij la gjurmë të përhershme në trashëgiminë artistike, kulturore e kombëtarë.

Gjithashtu ai i shpreh ngushëllimet, miqve, të afërmve e familjarëve për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin trishtues për ndarjen nga jeta të një prej ikonave të kinematografisë dhe skenës shqiptare, artistit të madh Guljelm Radoja, i cili me veprën e Tij la gjurmë të përhershme në trashëgiminë tonë artistike, kulturën kombëtare dhe kujtesën shpirtërore të shqiptarëve.

Falë interpretimit virtuoz, talentit dhe mjeshtërisë së rrallë artistike, Guljelm Radoja u dha përjetësinë personazheve të tij, duke e lartësuar dhe e përfaqësuar denjësisht artin shqiptar, aq sa me të drejtë mund të thuhet se kinematografia shqiptare humbi sot “Petro Nini Luarasin” e saj, që aq mjeshtërisht ai e solli në filmin “Kush vdes në këmbë”.

Ashtu sikundër do të jenë të paharruara për të gjithë ne edhe dhjetëra personazhet e interpretuara prej Tij për shumë dekada.

Ngushëllimet më të ndjera për familjen Radoja dhe komunitetin e dashur të artistëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme.

Lamtumirë miku ynë i dashur!

Me pikëllim të thellë mora lajmin trishtues për ndarjen nga jeta të një prej ikonave të kinematografisë dhe skenës…

Posted by Ilir Meta on Wednesday, May 5, 2021