Presidenti Meta: Nderova sot me përulje, mirënjohje dhe respektin më të thellë heroizmin dhe sakrificat e Dëshmorëve të Atdheut

207
Nderova sot me përulje, mirënjohje dhe respektin më të thellë heroizmin dhe sakrificat sublime të Qemal Stafës, Margarita Tutulanit, Vojo Kushit, Perlat Rexhepit dhe të gjithë Dëshmorëve të Atdheut, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe sovranitetin e Shqipërisë.
Në këtë ditë të rëndësishme për popullin tonë, të angazhohemi të gjithë për të bërë shumë më tepër, që qytetarët shqiptarë të gëzojnë të gjitha liritë e të drejtat në Atdheun e tyre dhe që Shqipëria të ketë sa më parë vendin që meriton në Bashkimin Europian.
🇦🇱
Sigal