Show me mbajtjen e Kongresit Kombëtar të Arsimit, askush nuk flet për ikjen masive dhe mësimin me turne

272
Sigal

 

Shifër që ‘ulëret’: Shqipëria po shkon drejt shpopullimit dhe sot në bankat e shkollës për herë të parë, u ulën 30 mijë nxënës më pak..  

Në Pallatin e Kongreseve  u mbajt Kongresi Kombëtar i Arsimit, ku u shfaq kërkesa për të futur në shkolla Gjuha Shqipe, ku theksohet fakti se edhe mësueset që e shohin ‘Shqipërinë në rrezik’ fitojnë vende pune në shtet, askund nuk përmend faktin se çdo ditë e më shumë po largohen njerëz nga ky vend. Kryeministri Rama kishte zgjedhur pikwrisht ditwn e parw tw nisjes sw shkollave, sikur tw kishte dashur tw linte nw hije problematikat  e mwdha qw i shoqwron. Me kwtw rast do anashkalonte disi vwmendjen nga bankat bosh pa nxwnws dhe mwsimit me turne.Shqipëria po shkon drejt shpopullimit dhe sot në bankat e shkollës për herë të parë, u ulën 30 mijë nxënës më pak. Shifër që ‘ulëret’.  Ekspertët e arsimit pohuan se ky numër do të ishte edhe më i ulët nëse Ministria e Arsimit nuk do të kishte ulur kriteret e moshës së pranimit në klasën e parë. Ndërsa gjimnazet janë shteruar nga nxënësit, duke qenë se ka rënie të numrit të tyre me 9%.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se ishin të regjistruar në arsimin 9-vjeçar në vitin 2021 ishte 278 mijë nxënës me një rënie vjetore 3 për qind ndërsa në 10 vite rënia ishte 34 për qind. Po sipas INSTAT vitin e kaluar akademik ishin të regjistruar në arsimin e mesëm rreth 103 mijë nxënës më një rënie vjetore 4.1 për qind dhe 31 për qind më pak se në vitin 2010. Rezultatet finale të regjistrimeve pritet të përpunohen në fund të muajit shtator për shkak të regjistrimeve me disa raunde në E-albania ketë vit. Por një tjetër dramë e madhe mbetet mësimi me dy turne.

Në të paktën 22 shkolla, nxënësit dhe mësuesit do ta zhvillojnë mësimin deri në orët e vona të mbrëmjes. Edhe pse qytetarët e Tiranës kanë paguar një taksë ekstra (pjesë e arsimit falas), sërish fëmijët e tyre do të shkojnë në shkolla me turne.