Shoqëria civile bashkë për të monitoruar zgjedhjet: Raportohen shkeljet e para

505
Shoqëria civile është mbledhur në një tryezë të përbashkët për të krijuar një sistem monitorimi të procesit zgjedhor, ku që në fillim të fushatës janë vërejtur shkelje flagrante siç është ajo e manipulimit të votës së maturantëve përmes rekrutimit në formacionet zgjedhore.
Aranita Brahaj: “Nëse në ditët e para të fushatës zgjedhore të 2013-s ishte e drejta e votës për grupe vurnerabël si komunitete në pakicë apo persona që jetonin në zona me banesa jo të legalizuara, fushata zgjedhore e 2015 fushata ka nisur me të tjera shkelje e problematika, një prej tyre është tentative abuzive për rekrutim dhe korruptim të votuesve të herës së parë kjo dhe në shkollat publike. Një rast tjetër është përdorimi i sektorit publik për qëllime elektorale”
Dhoma zgjedhore e cila ngrihet për herë të parë në Shqipëri, do të koordinojë punën e shoqërive civile, që siç e cilëzoi drejtori ekzekutiv i SOROS, Andi Dobrushi do të mbledhë njëzëri aktorët civilë për të raportuar probleme dhe për të bërë procesin zgjedhor transparent.
Permes krijimit edhe të një portal online, shoqëria civile u bëri thirrje qytetarvë t’u bashkohen kësaj nisme, si dhe për të denoncuar çdo problem që do të hasin gjatë procesit të votimit, në mënyrë që të gjithë bashkë të kontriubojmë në një proces demokratik, e transparent.
Sigal