Veprimtari në Kontrollin e Lartë të Shtetit

508
Sigal

Me qëllim njohjen më të plotë dhe të drejtpërdrejtë
të veprimtarisë së Institucionit nga qytetarët, Kontrolli i Lartë i Shtetit po
organizon Javën e Hapur për Qytetarët, në datat 28 Tetor-04 Nëntor 2016.

Në këtë kuadër ditën e nesërme, datë 4 nëntor në Sallën e Akademisë së
Shkencave, KLSH organizon 2 aktivitete të rëndësishme :

Ora 10:00.

KLSH iu përgjigj pozitivisht në vitin 2015 thirrjes së INTOSAI-t, drejtuar të
gjithë Institucioneve Supreme të Auditimit, anëtarë të kësaj organizate,
nëpërmjet së cilës i ftonte që të ishin pjesë e një Peer Review (rishikim mes
kolegësh) për pavarësinë e SAI-ve. Kontrolli i Lartë i shtetit u vetëofrua për
të qenë pjesë e këtij procesi, duke vlerësuar si parësore pavarësinë e SAI-ve
për realizimin e misionit të tyre.
Kontrolli i Lartë i Shtetit u përzgjodh nga Organizata Ndërkombëtare e
Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) si përfaqësues i Institucioneve
Supreme të Auditimit (SAI) Europiane për të realizuar këtë Peer Review.
Procesi i filluar në vitin 2015 ka përfunduar në muajin tetor 2016 dhe u
realizua nga Gjykata Austriake e Auditimit, Presidenti i së cilës është
njëherazi edhe Sekretar i Përgjithshëm i INTOSAI-t. Grupi i audituesve ka
përfunduar raportin final lidhur me pavarësinë e KLSH-së.
Ky raport do të prezantohet nesër, datë 4 nëntor 2016, ora 10.00 nga
përfaqësuesit e Gjykatës Austriake të Auditimit.

Ora 12.00.

Workshop lidhur me rezultatet e auditimit të performancës me temë “Rehabilitimi
i ish-të Përndjekurve Politikë në Periudhën e Tranzicionit”, i cili është i një
rëndësie të veçantë për shoqërine shqiptare. Në këtë Workshop janë ftuar të
marrin pjesë përfaqësues të shoqatave të ish të përndjekurve, grupeve të
interesit, etj.