VIDEO/ Rama i’u thotë mos dilni, Bashkia i mbledh duke shpërndarë ndihma. Pamje skandaloze nga Lezha

52

Ndërkohë që publikisht aktorët politik qëndror dhe vendor bëjnë thirrje për distancim social si masë parandaluese nga koronavirusi, një veprim i çuditshëm është regjistruar sot në qytetin e Lezhës.

Kryeministri Edi Rama ka thënë personalisht se grumbullimi dhe mosndjekja e udhëzimeve që janë bërë publike, është si ti hapër varrin vetes, ndërsa Bashkia e Lezhës ka nisur shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë, ndërsa qytetarët kanë vërshuar duke u grumbulluar masivisht.

Pamjet tregojnë se jo vetëm nuk flitet më për distancim social, por akoma më i rëndë është fakti se kjo vjen për shkak të organizimit që është bërë nga ana e pushtetit vendor për shpërndarjen e ndihmave.

Gazetari i Fax News, Preng Gjikolaj raporton se këto pamje janë regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës ndërsa thekson se Bashkia po shëprndan ndihma në kulmin e masës ndaluese të qarkullimit si për këmbësorët edhe për mjetet.

Sipas raportimit, në këtë lagje jetojnë pjestarë të komuniteteve rom dhe egjiptian ndërsa ndihmat janë shpërndarë nga Policia Bashkiake.