Shoqata e Ndërtuesve letër qeverisë: Shfuqizim rritjes së çmimeve të references së pronave, rrit tatimin për shitblerjen e shtëpive

48
Sigal

 

Ndër problematikat kryesore të analizuara nga Shoqata e Ndërtuesve, që shtojnë barrën tatimore si te individët dhe ndërtuesit . Vendimi për rritjen e çmimeve të referencës, sipas shoqatës së Ndërtuesve do të rrisin edhe detyrimin e tatimit mbi të ardhurat për rastet e transaksioneve të shitblerjes, edhe te ata individë që kanë kryer rivlerësimin e shtëpive

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama kërkon rishikimin e një sërë ligjesh për ndërtimin, pasi kanë shtuar barrën tatimore te sektori.

Ndër problematikat kryesore të analizuara nga Shoqata e Ndërtuesve që shtojnë barrën tatimore si te individët dhe ndërtuesit është hyrja më fuqi me 28 korrik 2023 e vendimit për rritjen e çmimeve fiskale. Përveçse efekteve të rritjes së taksës së pasurisë vendimi për rritjen e çmimeve të referencës, sipas shoqatës së Ndërtuesve do të rrisin edhe detyrimin e tatimit mbi të ardhurat për rastet e transaksioneve të shitblerjes, edhe te ata individë që kanë kryer rivlerësimin e shtëpive.“Në kushtet ku VKM-ja nr. 457 ka hyrë në fuqi me publikimin në Fletore Zyrtare nr. 112 në datë 28.07.2023, për zonat ku është rritur çmimi i referencës, ndryshimi do të jap një efekt të menjëhershëm në financat e individëve dhe subjekteve juridik, pronar të pasurive të paluajtshme. Por njëkohësisht, çmimet e referencës të parashikuara në këtë VKM, gjejnë përdorim për përcaktimin e çmimit të referencës për efekte të aplikimit të taksës për kalimin e pronësisë të parashikuar në Ligjin “Për të ardhurat”, duke dhënë kështu një impakt të menjëhershëm mbi individët që do të kryejnë transaksione me pasuri të paluajtshme, përfshirë edhe ata që kanë kryer rishtazi rivlerësimin sipas Ligjit nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, citohet në letër. Shoqata e Ndërtuesve thekson se ndryshmi i çmimeve të referencës sipas këtij Vendimi, jep një impakt të menjëhershëm edhe mbi aktivitetin e ndërtimit, duke qenë se këto çmime shërbejnë si faktor kryesor për përcaktimin e vlerës së taksës në infrastrukturë dhe në vlera monetare zëvendësuese e taksës 3% të kontributit në strehimin social (sipas praktikës të adaptuar nga Bashkia Tiranë me VKB  nr. Nr.105, datë 25.10.2019) dhe për pasojë edhe mbi Tatim Fitimin. Shoqata e Ndërtuesve propozon që hyrja në fuqi e vendimit me çmimet e rritura fiskale të jetë graduale ose aplikimi kundrejt zhvilluesve të lidhet vetëm me projekte që nisen dhe përfundojnë pas hyrjes në fuqi të vendimit. Një shqetësim serioz për sektorin e ndërtimit përbën edhe kontributi i sektorit privat (i kufizuar vetëm në sektorin e ndërtimit) në strehimin social në masën prej 3% të sipërfaqeve funksionale ndërtimore në pronësi të investitorit/zhvilluesit. Duke qenë se ky ligj, bie në kundërshtim me Kushtetutën, nga Shoqata e Ndërtuesve sugjerohet shfuqizimi i tij.

Shoqata e Ndërtuesve kërkon edhe rishikimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, në veçanti në Tiranë, ku identifikojnë si më të përshtatshëm nivelin nga 2-6% dhe propozojnë që mënyra e llogaritjes së saj të jetë e orientuar edhe drejt kostos.

Shfuqizim për rritjen e çmimeve të referencës, rrit tatimin për shitblerjen, edhe te pronat e rivlerësuara

Ndërsa për 5 njësitë administrative, si: Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Pezë çmimet fiskale u shtuan nga 29 deri 60% më shumë se 2018. Për 67 bashkitë e tjera të vendit çmimet e referencës së apartamenteve mbetën të pandryshuara.

Shoqata e Ndërtuesve në një konferencë për mediat kërkon shfuqizimin e vendimit për rritjen e çmimeve të referencës. Anëtarë të Shoqatës së Ndërtuesve përsëritën shqetësimin se rritja e çmimeve të referencës ngarkon barrën tatimore si për individët edhe për ndërtuesit.

“Për zonat ku është rritur çmimi i referencës ndryshimi sjell efekt të menjëhershëm te financat e subjekteve juridike, pronare të pasurive të paluajtshme, si dhe të çdo pronari të pasurisë së paluajtshme. Por njëkohësisht çmimet e referencës së parashikuar në këtë VKM gjejnë përdorim për aplikimin e efektit të taksës për kalimin e pronësisë të parashikuar në ligjin për të ardhurat. Duke i dhënë një tjetër goditje mbi këdo që do të kryejë transaksione me pasuritë e paluajtshme, duke përfshirë edhe ata që kanë rivlerësuar shtëpitë. Si pasojë çmimet e referencës do të sjellin rritje të menjëhershme të taksës së infrastrukturës, dhe taksës 3% të kontributit të strehimit social”, u shpreh Luigji Aleksi anëtar i shoqatës së Ndërtuesve.

Ndryshimet e vendimit të 2018-s të botuara në fund të muajit korrik 2023 që hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare rritën çmimet fiskale të apartamenteve për 32 zonat kadastrale të Tiranës nga 5 deri 76%. Rritja më e lartë ishte në zonën kadastrale 7/4, (Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit, Yzberisht) me 76% dhe në vlerë me 49,300 lekë për metër katror.

Ndërsa për 5 njësitë administrative, si: Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Pezë çmimet fiskale u shtuan nga 29 deri 60% më shumë se 2018. Për 67 bashkitë e tjera të vendit çmimet e referencës së apartamenteve mbetën të pandryshuara.

Me rritjen e çmimeve të referencës individët do të paguajnë deri në 76% më shumë taksë për ndërtesën nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm nga sa paguanin më parë.  Rritja e çmimeve të referencës rrit automatikisht pagesat e taksës, pasi vlera e ndërtesës llogaritet mbi çmimet e referencës. Sipas Shoqatës së ndërtuesve qytetarët do të paguajnë edhe më tepër tatim mbi të ardhurat kur kryejnë transaksion shitje-blerje. Në rast shitje të një pasurie të paluajtshme diferenca e vlerës së pronës nga blerja tatohet 15%. Vlera e shitjes së pasurisë së paluajtshme nuk mund të deklarohet nën çmimet e referencës së përcaktuara nga qeveria.