IPARD/ Kallëzim në SPAK për ish-ministren e Bujqësisë

42
Sigal

Nisma “Thurje” zyrtarizon denoncimin në SPAK për abuzimet e Krifcës me fondet e BE-së si ministre dhe drejtoresh e AZHBR-së. Nëpërmjet programit të IPARD-it ccdo vit janë shpërndarë mbi 80 miliardë lekë, që sipas BE-së në vend të shkonin tek fermerët, i kanë përfituar oligarkët shqiptarë dhe rus

Ne duam që SPAK të hetojë çfarë është bërë me fondet e BE-së. Ka një program që është IPARD, ku janë shpërndarë 70 milionë euro, të cilat sipas BE-së janë abuzuar. Në vend që të shkonin te bujqësia, te peshkatarët, kanë shkuar te oligarkët

Nisma ‘Thurje’ denoncoi në Prokurorinë e Posaçme SPAK, ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe disa zyrtarë të AZHBR-së, në lidhje me abuzimet me fondet e BE. Kallëzimi u bë të martën. Pas daljes nga mjediset e SPAK ku depozituan kallëzimin, në një dalje për mediat, kreu i Nismës ‘Thurje’, Endri Shabani, i bëri thirrje SPAK që të hetojë zinxhirin vendimmarrës. “Do të vazhdojmë kallëzimet për ata që kanë 30 vite që vjedhin këtë vend. Sot kemi bërë kallëzim për abuzimet e AZHBR-së, të fondeve të IPARD-it. Kërkojmë hetim të ish-ministres së Bujqësisë dhe të përgjegjësve të tjerë. Ne shpresojmë që kjo të jetë një vijë ndarëse, e pakalueshme për dy arsye. Jemi para dy rasteve, të tradhtisë ndaj fermerëve, pasi ai është i tradhtuar nga qeveria e vet. Fëmijët tanë pinë qumësht nga Serbia dhe hanë domate nga Maqedonia. Po mirë që e kanë lënë fermerin vetëm dhe i heqin aksesin fermerëve nga tregjet, por edhe kur vijnë fonde nga BE, që ta ndihmojnë atë që të punojë më lirë, këto lekë i vjedhin. Vjedhin me një grup oligarkësh, siç kanë bërë 30 vite. Jemi para një vije ku nuk duhet të kalohet, drejt rrugës së BE. Ne përjashtohemi nga fondi i ndihmës që jepet nga europianët”,- tha Shabani. Po ashtu, Soko tha se janë denoncuar dhe zyrtarë të tjerë. “Kemi denoncuar dhe zyrtarët që kanë pasur detyrë për të kontrolluar fondet dhe dokumentacionet.

Nga 71 milionë euro që janë, 23 milionë janë taksa tona. Ne i kërkojmë SPAK të bëjë një hetim të plotë. Veç hetimit që ka bërë OLAF, duhet të hetohet çfarë është bërë me këto të tjerat.

Ne kemi marrë të gjitha të dhënat dhe flasim për raste konkrete. Fondet e IPARD-it vijnë për fermerët”, -tha Pano Soko. Endri Shabani, kreu i Nismës ‘Thurrje’ tha se qëllimi i kallëzimit është të vërë në lëvizje drejtësinë jo vetëm për fondin e dhënë nga BE-ja dhe që sipas organizmave të saj, ka pasur abuzime, por edhe rreth 23 milionë euro të taksave të qytetarëve shqiptarë. Ne duam që SPAK të hetojë çfarë është bërë me fondet e BE-së. Ka një program që është IPARD, ku janë shpërndarë 70 milionë euro, të cilat sipas BE-së janë abuzuar. Në vend që të shkonin te bujqësia, te peshkatarët, kanë shkuar te oligarkë që ndërtojnë vila, hotele dhe restorante. Këta nuk duhet të ishin subjekte që përfitojnë. Nga 71 milionë euro që janë, 23 milionë janë taksa tona. Ne i kërkojmë SPAK të bëjë një hetim të plotë. Veç hetimit që ka bërë OLAF, duhet të hetohet çfarë është bërë me këto të tjerat. Ka raste të denoncuara në media ku individë që duhet të ishin kualifikuar nga AZHBR, nuk janë kualifikuar dhe janë kualifikuar të tjerë që sot u kërkohet të kthejnë paratë. Ne duam të dimë çfarë është bërë me lekët tona dhe çfarë është bërë me fondin e BE-së. Mund të ketë një vendim të BE-së për të na lënë jashtë ndihmës. Duhet vendosur një precedent, që kushdo që e merr peng integrimin e Shqipërisë në BE nuk mund ta bëjë pa i hyrë gjemb në këmbë.” – tha Endri Shabani.