Shoferi përplas për vdekje të riun me motor tek “Brryli”

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Brrylit ku një automjet ka përplasur të riun me motor.

Sigal

Si pasojë i riu ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur në spital.

Më datë 30.03.2021, rreth orës 17:15, në rrugën “Bardhyl”  mjeti me drejtues shtetasin P. L., ka aksidentuar një motorr me drejtues ende të paidentifikuar rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.