Dyshohet se goditi motrën me thikë, arrestohet 32-vjeçari në Kukës

269
Sigal

Policia e Kukësit ka arrestuar një 32-vjeçar i cili dyshohet se ka goditur me thikë motrën e tij.

Në pranga ka rënë V. Q., 32 vjeç, banues në Kukës.

Ky i fundit pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kukësit parandalon një ngjarje të mundshme kriminale brenda familjes.

Vihet në pranga 32-vjeçari që dhunoi dhe goditi me mjet të mprehtë motrën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 6, në qytetin e Kukësit, po ndodhte një konflikt i ashpër në familje midis vëllait dhe motrës, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, duke arrestuar në flagrancë shtetasin V. Q., 32 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dhunë në familje”.