Shpëtim Gjika kërkon pafajësi në gjyq, Micko: Vendimi më 17 Nëntor

469
Sigal

TIRANE– Pas kërkesës së organit të akuzës për dënimin e kreut të bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, me 4 vite burgim dhe me 3 vite heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike, Gjika kërkon nga Gjykata t’i japë pafajësinë.
 
Pas 26 seancave gjykatësi Arben Micko vendosi që të shprehet me vendim më 17 nëntor, ndërsa Shpëtim Gjika dhe 5 persona të tjerë nën hetim sipas Prokurorisë u gjetën fajtorë për falsifikim dokumentesh zyrtare për ndërtim të paligjshëm, vepra penale këto të kryera në bashkëpunim.
 
Vetë kreu i bashkisë së Vlorës prej fillimit të procesit gjyqësor ka mohuar akuzat ndaj tij, duke pretenduar pafajësi, por tashmë gjithçka i takon gjykatësit Micko ku me vendimin që do të japë më 17 nëntor, do të vendosë nëse do të burgoset apo jo Gjika, nëse do t’i hiqet e drejta e funksioneve publike, si dhe nëse do prishen apo jo dy pallatet pa leje, kërkesa këto të bëra nga akuza.