Asije Hoxha: Udhëtimi i Ismail Qemalit për njohjen e shtetit shqiptar drejt Romës, Vjenës dhe Parisit

514
Sigal

Prapaskenat e Konferencës së Londrës dhe kush ishin besnikët që e shoqëruan Babain e Pavarsisë

 

Më  1 prill të vitit 1913, jahti i dukë Montpensies largohej nga Vlora drejt Brindisit të Italisë. Anëtarët e delegacionit ishin Ethem Vlora, Luigj Gurakuqi, Ismail Qemali, Qazim Vlora dhe Isa Boletini. Ishte një udhëtim me shumë përgjegjësi për njohjen e shtetit shqiptar, që do të vazhdonte drejt Romës, Vjenës, Parisit, Londrës. Dihet  se delegacioni nuk arriti integritetin e trojeve shqiptare. “ Simpatia që treguan ndaj meje, qe ngushëllimi i vetëm që iu dhurua zemrës së shqyer të Shqipërisë, kur mësuam vendimet e marruna nga Konferenca e Londrës…Qytetet më të përparuara dhe  krahina më prodhuese ishin shkëputur Shqipërisë. I kishin mbetur, në përgjithësi zonat më të thata dhe me shumë shkëmbinjë”.-ka shkruar Ismail Qemali në kujtimet e tij.

Vitet 1912 e më pas kanë qenë një periudhë shumë e turbullt për Shqipërinë. Aso kohe idealizma shqiptare u trupëzua në një pakicë të zgjedhur dhe heroike, e cila u detyrua të përballojë situata të ndërlikuara. Në pëlhurën e lashtë tragjike të kohës do të shfaqen me shpejtësinë e filmit Esat Pasha, Haxhi Qamili e sa e sa të tjerë. Ishin njerëz pa ide shtetërore, të mbrujtur me atavizmat e së shkuarës, ndërsa lakmitë e vendeve fqinje mbeteshin të papërballueshme. Më 2 korrik 1913, djemtë e Ismail Qemalit , së bashku me Abdi Toptanin, ndodheshin në Durrës në përpjekje për ta bindur Esat Pashën që të njihte qeverinë e Vlorës. Kompromisi; i afrohet posti i Ministrit të Punëve të Brendshme. Pas pak kohe Esati e braktisi atë detyrë…Pas vdekjes së të atit dhe rrugëtimit  të përmotshëm drejt Vlorës  djemtë e I Qemalit kërkuan rrugët e tyre të fatit.  Ethemi dhe Qazimi u vendosën në Tiranë. Më 1933 ndërroi jetë Ethem Vlora: vëllai tjetër Qazim bej Vlora, u martua me Behije Ohrin nga Struga. Ishte një martesë, që nuk u dha fëmijë. Ai ndërroi jetë më 1953, në qytetin e Strugës.Vajzat e Ismail Qemalit u martuan në Turqi, me zyrtarë të lartë të kohës, kryesisht ushtarakë, por, për shkak të shkëputjes së Shqipërisë nga Turqia, lidhjet nuk i qëndruan dot kohës dhe ato u kthyen në atdhe, bashkë me fëmijët e tyre.

Qamili më i vogli i familjes Vlora… Po më pas?!

Qamil Vlora, djali i fundit i Ismail Qemalit, studioi në Napoli për jurisprudencë. Mori kulturë të gjerë dhe mësoi shumë gjuhë të huaja: turqisht, greqisht, italisht, frëngjisht, serbokroatisht,

spanjisht etj. E përcolli të atin me dhimbjen e natyrshme për humbjen e prindit dhe vetë qëndroi në Vlorë. U martua me një vajzë nga familja e dëgjuar e Dyrmishëve dhe pas vitit 1921 shërbeu në Ministrinë e Jashtme në Tiranë…më 1947  arrestohet: shkaku i një revole– më shumë relike e çmuar, që kishte mbetur në shtëpi. Gjykata ushtarake e asaj kohe (enveriste) vendosi:

“Qamil Vlora, i biri i Ismail Qemalit dhe Kleoniqit, akuzohet se ka mbajtur armë pa leje…në bazë të ligjit urdhërojmë arrestimin e tij në burgun e Tiranës”.

 

Në vitin 1996  kam qenë në shtëpinë e Qamil Vlorës këtu në Tiranë. Shumë gjëra në atë shtëpi kishin ndryshuar. Qamili nuk i kishte duruar dot vuajtjen e poshtërimin  dhe pat vdekur në mjerim të plotë tamam në kohën që u lirua nga burgu. Edhe dy djemtë e tij Ismaili dhe Xhevdeti para disa vjetësh kishin ndërruar jetë. Në shtëpinë e Esmasë (gruas së Ismailit), lexojmë disa letra dërguar të birit dhe Nerminit (vajzës së tij, që njihet me emrin Nermin Vlora Falaski)

Letra :“Jam i ati i rreshterit Ismail Qamil Vlora, që po kryen shërbimin ushtarak në Korçë. Siç po vërtetojnë dhe certifikatat, jam i sëmurë rëndë prej tuberkulozit prekur dy anët e mushkërive. Marr lejen të lus atë komandë t’i akordojë djalit tim disa ditë leje. Adresa ime : aneksi i sanatoriumit Tiranë”. Nuk e lejuan. Për dy vjet babë e bir nuk u takuan. Ky ishte regjimi komunist.

Letra: “E dashur Nermin! Isha në Vlorë për festën tonë kombëtare, 28 Nëntorin, bashkë me Darlingun…si zakonisht erdhëm në rrugë private, sepse komedianët nuk duan të tregojnë se Ismail Qemali ka lënë prapa trashëgimtarë…”

Xhevdeti dhe Ismaili , dy djemtë e Qamilit dhe nipër të Ismail Qemalit, patën një jetë të vështirë: ata jepnin mësime italisht, fshehurazi dhe me të ardhurat që fitonin mbanin gjallë familjet e tyre. Mandej, fëmijët e Ismailit, mbetën pa shkollë të lartë.

Në vitin 1950, në moshën 55 -vjeçare Qamil Vlora, djali i themeluesit të shtetit shqiptar, vdiq i lënë mënjanë, i përbuzur, i nëpërkëmbur, pa mirënjohjen më të vogël. Madje mekanizmi i rëndë shtetëror veproi edhe më tej: Një komision i posaçëm u mohoi pasardhësve të Ismail Qemalit origjinën dhe pas vitit 1948 ata do të kenë mbiemrin “Ismaili”

Kështu deformohej historia…

Historiani i njohur Koli Xoxi , autor i librit “Ismail Qemali” 1983 , është realist kur thotë:

“Nuk mund të shkruaja  për pasardhësit e Ismail Qemalit, sepse e dija se ç’më priste dhe, në ato kohë veprime të tilla paguheshin shtrenjt .

Një komision i posaçëm u mohoi pasardhësve të Ismail Qemalit origjinën dhe pas vitit 1948 ata do të kenë mbiemrin “Ismaili”

 

Kështu deformohej historia…

“E dashur Nermin! Isha në Vlorë për festën tonë kombëtare, 28 Nëntorin, bashkë me Darlingun…si zakonisht erdhëm në rrugë private, sepse komedianët nuk duan të tregojnë se Ismail Qemali ka lënë prapa trashëgimtarë…”

 Baba  Qamili

 

Mbi shtëpinë time,-tregon Ismail Qemali, -u ngrit flamuri i Skënderbeut ,“që kishte fjetur i palosur gjatë 445 vjetëve të fundit.” Qe për mua një çast i paharruar dhe duart e mia dridheshin nga shpresa dhe krenaria duke vendosur në ballkonin e shtëpisë së vjetër flamurin e atij heroi të pavdekur, që po kalonte si një zjarr i shenjtë mbi kokat e asaj popullsie që brohoriste”.

 

Historiani i njohur Koli Xoxi , autor i librit “Ismail Qemali” 1983 , është realist kur thotë:

“Nuk mund të shkruaja  për pasardhësit e Ismail Qemalit, sepse e dija se ç’më priste dhe, në ato kohë veprime të tilla paguheshin shtrenjt .