Sigal

Shifra alarmante zbulohen nga Zyra e Lëkundjeve Sizmike. Lëkundjet janë ndjerë në juglindje të vendit, Korçë dhe Greqi. 35 prej këtyre lëkundjeve janë regjistruar  nga stacioni sizmik në juglindje. 11 prej gjithë këtyre lëkundjeve janë ndjerë nga banorët e Qarkut të Korçës. Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes më herët dha edhe bilancin real të dëmeve. Sipas ministrisë,  nga lëkundjet e tërmetit janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave rezultojnë të pabanuara. Mësohet ndër të tjera se deri më tani, rreth  230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga EC dhe FA.

Frika nga tërmeti

Pas pesë goditjeve te mëngjesit të së shtunës ,ku i pari u shënua në orën 04.56 minuta, lëkundjet kanë vijuar edhe me dy goditje të tjera, e fundit gjithashtu shumë e fortë, me magnitudë 5 ballë të cilat kanë alarmuar  Korçën dhe banorët e zonave përreth. Banorët tregojnë se kanë përjetuar panik të madh, pasi goditjet kanë qenë  shumë të forta, aq sa janë lëkundur dhe dëmtuar gjithë orenditë  nëpër banesa,dhe në shumë banesa ka pasur plasje të mureve dhe rrëzim të oxhaqeve të pallateve dhe shtëpive private. Tërmeti në Korçë, në fazën e parë rezultoi me 60 shtëpi të dëmtuara, pa llogaritur ato që janë të dëmtuara në themele. Zyrtarisht ende nuk është bërë i ditur numri i saktë por në total numri i apartamenteve të prekura duke llogaritur edhe banesat dy e tre katëshe te viteve 1950 i kalon 230 familje. Zona më e prekur rezultoi ajo e fshatit, Floq,15 Km në J-L të Korçës. Goditja më e fortë  ka qenë  me magnitudë  5.3 dhe pastaj lëkundjet kanë  ardhur duke e pakësuar forcën goditëse.Shumë prej tyre kanë dalë jashtë  në  pritje të qetësimit të gjëndjes, që vijoi prej disa orësh. Dhjetë banesave janë dëmtuar në fshatin Floq dhe Qafëzes dhe dhjetë të tjera në Vidohovë, Kjo ka bërë që autoritetet të dërgojnë çadra për familjet, të cilat kanë mbetur në qiell të hapur.Deri tani  fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Ndërsa epiqendra e tërmetit me magnitudë mbi 5 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në fshatin Mollas, ku dëmet materiale të shkaktuara nga tërmeti i së shtunës i rënë në zonën e Korçës sa vijnë dhe rriten.

Apeli i banorëve për shtëpitë dhe shëndetin

Banorët në fshatin Floq i kanë bërë apel qeverisë që të shpallë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme.Banorët nuk pranojnë të futen në banesa, për shkak  të frikës së  tërmeteve të radhës. Ata i kanë bërë apel gjithashtu strukturave bashkiake që të nisin menjëherë ngritjen e çadrave dhe dërgimin e ushqimeve, pasi disa prej banesave janë jashtë funksionit.“Isha shtrirë dhe në momentin që doja të ngrihesha, pata një aritmi të tmerrshme. Ime shoqe u trondit shumë. Menjëherë mora në telefon vajzën, që jeton në kat të gjashtë dhe ajo ishte shumë e trembur. E dyta më tmerroi fare. Nuk kthehemi në shtëpi sepse mund të përsëritet sërish. Unë dola në tërmetin e tretë”, tha një nga banorët.“Shumë frikë. Isha në punë, na ranë xhamat dhe u larguam. Jemi të tmerruar. Që nga viti 1994-1995 nuk kemi parë një tërmet të tillë”, tha një tjetër.“Frika është e madhe. Ishte shumë e fortë. Ku të rrish? Kush e di se nga do të fluturojmë. Isha vetëm në shtëpi”, tha një e moshuar.Katër persona kanë mbetur të lënduar në fshatin Floq për shkak të tërmeteve të rëna në zonën e Korçës.Të lënduarit kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, për shkak të shembjes së mureve të banesës. Përveç katër të plagosurve nga tërmeti në qendrat shëndetësore janë paraqitur edhe dhjetëra të tjerë që kanë nevoja shëndetësore nga paniku dhe goditjet kardiake.

Sigurimi i banesave, pajisjeve dhe shëndetit nga tërmetet, përmbytjet dhe zjarret

Asnjë shtet në botë  nuk merr përsipër ndërtimin e shtëpive nga e para. Këtë mundësi ta japin vetëm kompanitë e sigurimeve të banesave, pajisjeve dhe shëndetit tëqytetarëve të dëmtuar dhe traumatizuar.

Ne këtë fatkeqësi që ka përfshirë qytetin e Korçës , rrethinat e tij  por edhe të disa qyteteve  si Kolonja, Pogradeci, Përmeti deri në Gjirokastër nuk ka munguar solidariteti i qytetarëve, politikanëve dhe  shoqatave të ndryshme. Por ky solidaritet nuk e përjashtoi apo largon panikun e qytetarëve të cilët i tremben rrezikut të dëmtimeve të banesave , shkatërrimit të tyre por edhe pasojave shëndetësore si nga traumat fizike , kardiovaskulare ashtu edhe ato psikologjike.

Një tjetër problem është edhe  dëmtimi i banesave, orendive , automjeteve të parkuara dhe mbi të gjitha të plagosurit dhe shqetësimet tek të sëmurët kronik që detyrohen të qëndrojnë jashtë nga frika rrëzimit të ndërtesave dhe banesave . Por qeveria nuk ka mundësi të paguaj, apo të riparojë dëmet pasi kalvari i nxjerrjes së fondeve , tenderimet etj. përbëjnë  ‘burokraci’  tëcilat janë të pranishme jo vetëm për vendin tonë por kudo në botë. Emergjencat civile maksimumi mund të ofrojnëndonjëçadër sa për të futur kokën provizorisht  por nuk kanë as mundësi financiare dhe as teknike për të riparuar dëmet e shkaktuara nga tërmetet e shumta që nuk dihet se sa zgjasin.

E vetmja mundësi është ajo që ndiqet sot kudo në botën e përparuar dhe që ka të bëjë  me sigurimin e banesave, apartamenteve, vilave , pajisjeve shtëpiake nga kompanitë e sigurimeve.

Mjafton  nje kontratë  për sigurimin e banesës por edhe të shëndetit dhe  SIGMA INTERALBANIAN VIG, mbulon investimin më të madh në jetën tuaj, Banesën dhe Shëndetin. Situatat e përsëritura nga goditjet sizmologjike (tërmetet ) duhet të ndërgjegjësojnëçdo qytetar të këtij vendi që për një vlerë shumë minimale dhe të papërfillshme 4 euro në muaj që do të thotë as më shumë e as më pak dy kafe dhe 1 shishe uji, të gjithë do të kenë të siguruar banesën, apartamentet, vilat, pajisjet , shëndetin etj. Pra mjafton një vlerë minimale dhe e papërfillshme që gjithkush të jetë i qetë dhe të mos i ketë sytë as nga qeveritë dhe as nga qielli. Madje me këtë vlerë ke të siguruar banesën dhe pajisjet jo vetëm nga tërmetet por edhe nga zjarri.

Polica e sigurimit të Sigma Interalbanian VIG, mbulon rreziqet nga tërmetet, zjarri,stuhitë,dëmet nga uji, përmbytja dhe veshja. Me një polic sigurimi për banesat ju mbroni pasurinë tuaj që ka vlerë për ju, jo vetëm ndaj tërmetit por edhe ndaj zjarrit, stuhisë, përmbytjeve , madje edhe vjedhjeve.

Vetëm para pak kohësh vendi u godit edhe nga përmbytjet, dhe qindra dyqane, garazhe, automjete u dëmtuan dhe vlera e shkaktuar nga këto fatkeqësi kapi shumën e miliona dhe miliona lekëve. Askush nuk i dëmshpërbleu nga shteti. Në përmbytjet e fundit në Durrës, Vlorë, Tiranë, zonat e Myzeqesë të vetmit që përfituan 100% dëmin e shkaktuar ishin ata që kishin bërëpolicin e sigurimit pranë kompanive të sigurimit si dhe disa biznese që kanë kredi ose janë kompani të përbashkëta me tëhuajt. Kjo tregojë se të huajt,tregtarët me përvojë por edhe ata që kanë kredi bankare  të parën gjë që bëjnë ose u kërkojnë të bëhet është sigurimi i objekteve, dyqaneve,apartamenteve, vilave dhe pajisjeve. Veç tyre edhe sigurimi shëndetësorsot është bërë detyrë e parë,pasi nuk ka vlerë pasuria pa garantuar shëndetin. Por një tjetër shqetësim dhe emergjencë për të gjithë qytetarët është sigurimi i objekteve edhe nga zjarri. Përsëri vlera është e njëjtë dhe minimale dhe varion nga 500 lekënë muaj dhe kjo varet në bazë të vlerës së objektit, madhësisë, dhe pajisjeve të brendshme. Mundet që një familje të jetë shumë korrekte dhe kujdesshme nga zjarri, por askush nuk e garanton se komshiut mund t’i bjerë zjarri dhe pasojat apo dëmet i pësojnë të gjithë. Ndaj e vetmja mundësi është ajo që ofron SIGMA INTERALBANIAN VIG,  e cila me vlerën minimale bënë njëkohësisht  sigurimin e banesave dhe pasurisë si nga tërmetet,përmbytjet,zjarret,vjedhjet etj.Të interesuar pranë kompanive të sigurimeve në lidhje me këto fenomene specialistët e njërës prej kompanive më prestigjioze të sigurimeve jo vetën në Shqipëri por edhe nëEvropë  dhe në botë, pikërisht ekspertët e SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP  na ofrojnë shërbimet që  kompania e tyre kryen në të gjithë vendin,garancitë dhe përgjegjshmërinë qëkjo kompani ka me klientët e saj duke i konsideruar bashkëpunëtor në misionin e përbashkët të sigurisë së banesave dhe mbrojtjes së shëndetit.

SIGMA INTERALBANIAN VIG ofron një kontratë sigurimi komplekse për Banesën e cila mbulon, investimin më të madh në jetën tuaj, BANESËN.

  • Apartamentet apo Vilat;
  • Pajisjet shtëpiake;
  • Paratë;
  • Sendet me vlerë, Koleksionet dhe Objektet artistike;
  • Shpenzimet për vendosjen e klientit në një banesë të përkohshme, ndërkohë që banesa e tij është bërë e pabanueshme;
  • Heqja e mbeturinave;

Rreziqet e sigurimit:

  • zjarri, rrufeja, eksplozioni, rënia e avionëve apo pjesëve të tij;
  • Stuhia, thyerja e xhamave, dëmet nga uji;
  • Tërmeti, përmbytja, vjedhja;
  • Përgjegjësia ndaj palëve të treta;

Avantazhet e konkurruese të SIGMA INTERALBANIAN VIG:

  • Ofron sigurim kompleks për banesën, me një gamë të plotë rreziqesh për sigurim;
  • Shpejtësi në kryerjen e procedurave të marrjes në sigurim;
  • Ofrohen bonuse për shkallë të ndryshme rrezikshmërie;
  • Tarifa konkurruese.

Sigurimi i shëndetit

Përfitimet në rast vdekje aksidentale; 

Përfitimet sipas sigurimit spitalorshpenzimet e shtrimit në spital

Tregu i sigurimeve rritet me 8.3% në 4-muajt e parë të 2019-s

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka bërë me dije se tregu i sigurimeve u rrit me 8.3 % gjatë 4 muajve të parë të vitit. Sipas të dhënave të AMF, kompanitë siguruan prime të shkruara bruto në vlerën e 5.3 miliardë lekëve ose rreth 43 milionë eurove. Tregu është rritur më shumë në segmentin e jetës, me mbi 16%, ndërsa primet e sigurimit të jo-jetës u zgjeruan me afërsisht 7% krahasuar me katër-mujorin e parë të vitit të kaluar. Deri tani, tregu po shfaq ritme rritjeje disi më të mira krahasuar me vitin 2018, megjithatë struktura e tregut nuk ka risi të mëdha dhe industria mbështetet kryesisht te sigurimet që, qoftë në mënyrë direkte ose të tërthortë, janë të detyrueshme.

Për sa i përket tregut të jo-jetës, sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta përbëjnë 64% të primeve totale. Ndërsa në sigurimin e jetës gjysma e primeve vijnë nga sigurimi i jetës së debitorit, një produkt që kërkohet nga bankat dhe institucionet financiare, kryesisht për kreditë afatgjata. Dëmet për këtë vit po rriten me ritme më të ulëta krahasuar me primet. Në katër muaj, kompanitë e sigurimeve paguan rreth 1.9 miliardë lekë dëme, 6.7% më shumë krahasuar me vitin 2018. Mbi 96% e dëmeve paguhen në sigurimin e jo-jetës, duke përfshirë këtu edhe pagesat e kryera përmes Fondit të Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Raporti mes dëmeve dhe primeve ka rënë lehtë në 36.6%, nga 37.1% që kishte qenë vitin e kaluar.

Ky raport në dy vitet e fundit është rritur dhe një ndikim të konsiderueshëm ka pasur shlyerja e detyrimeve të prapambetura të Fondit të Kompensimit. Ky fond mbulon dëmet që shkaktohen nga mjetet e pasiguruara. Mosfunksionimi i tij në kohë kishte bërë që prej vitit 2002 të akumuloheshin dëme në dhjetëra miliona euro. Vetëm vitin e kaluar u arrit të bëhej shlyerja e pjesës më të madhe të këtyre detyrimeve.