Dyshohet se ngacmoi një 14 vjeçare, arrestohet 61-vjeçari në Kavajë

266
Sigal

Policia e Kavajës ka arrestuar një 61-vjeçar, pasi dyshohet për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Në pranga ka rënë shtetasi I. C., i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. C., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe”, njofton policia.