Shkon në tre numri i policëve me koronavirus në Tiranë

333
Sigal

Janë konfirmuar me koronavirus edhe dy policë të tjerë në Tiranë duke e çuar në tre numrin total të efektivëve të prekur në kryeqytet.

abcnews.al raporton se bëhet fjalë për një polic që shërbente si oficer roje tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Tiranë si edhe një efektiv në Vorë.Nuk dihet se si policët e kanë marrë virusin, ndërsa mëngjesin e sotëm u raportua për një tjetër polic të prekur në Tiranë.Bëhet fjalë për një efektiv që shërbente për pritjen e qytetarëve tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.