Presidenti Meta pas dekorimeve të sportistëve: Ata janë tashmë një shembull frymëzimi

180
Besford Dorezi dhe Arbis Vjerdha janë dy sportistë kampionë të arteve marciale, Judo, Kick Box e Thai Boxing, që me titujt dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura në arenën kombëtare e ndërkombëtare, kanë nderuar jo vetëm ngjyrat e klubeve të tyre, por edhe flamurin tonë kombëtar, duke e merituar Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.
Arbisi është një nga sportistët tanë më të talentuar, me kontribut të çmuar në ngritjen dhe masivizimin e sportit të Kick Box-it e Thai Boxing në Shqipëri, i shpallur Kampion Bote, Kampion Europe, Kampion në Lojrat Mesdhetare dhe fitues i shumë trofeve prestigjoze.
Besfordi gjithashtu është ndër të parët ushtrues të sportit të Judos në vendin tonë, anëtar i Ekipit Kombëtar dhe kampion absolut në të gjitha moshat për vite me rradhë, duke fituar shumë tituj të rëndësishëm.
Me rezultatet e tyre të merituara ata janë tashmë një shembull frymëzimi në masivizimin e këtyre sporteve, sidomos tek të rinjtë e të rejat, të cilët po i edukojnë me shumë cilësi pozitive të nevojshme, si disiplinën, forcën, këmbënguljen, respektin dhe ndershmërinë. 🥋🥊 🥇🇦🇱
Sigal

tha Meta.