Gjirokastër, asgjësohen e 322 rrënjë Cannabis, arrestohet kryeplaku I fshatit

505
Gjatë ditës së djeshme , efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në vijim të kontrollit të teritorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara kanë bërë të mundur e 322 rrënjëve bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Burime nga policia bëjnë me dije se mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative gjatë kontrollit në fshatin Këllëz, komuna Lunxhëri në vendin e quajtur “Përroi poshtë fshatit Këllëz” janë asgjësuar 322 rrënjët e canabisit, të kultivuara rrishtaz në dy parcela, me një gjatësi prej 1- 1.6 meter.
Mësohet se në bazë në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë ndalimi i shtetasve, Thodhori Puleri, 65 vjeç banues në fshatin Këllëz. Ndalimi i tij u bë pasi në vendin ku u gjetën dhe asgjesuan bimët narkotike,rezultoi se ishin toka të marra me qera nga ky shtetas. 
Andrea Kushta, 45 vjeç, banues në fshatin Këllëz,Gjirokastër njëkohësisht dhe kryeplaku I fshaitit Këllëz. Ndalimi i tij u bë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”,”Moskallëzim i krimit”,” Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Sigal