Ç’është kjo dasmë në pallat?

466
Sigal

Nga Agim Jazaj

Arsim Canaj, miku im i nderuar, kryetar i “SH. A. K”- të Armeni më ftoi për të marë pjesë në një ceremoni që do të zhvillohej në fshatin Armen.

Edhe atje kemi miq e shok…Nuk  mund t’ia prishja qejfin, njeriut me zemër të madhe! Siguruam udhëtimin, së bashku me xhaxhain e tij! Pim kafen e sabahut, të shoqëruar edhe me dopjo rakinë, në qytetin e Vlorës…Mirëpo gjatë udhëtimit, na dolën mjaftë miq; qysh në Qafën e Koçiut, në Qishëbardhë, Peshkëpi, Lubonjë e deri sa u sosëm në Armen, fshatin e burrave të sojëm të: Osmën Haxhiut, Hair Hodos, Ruzhdi Sinës, Mexhit Haxhiut, të njerëzve të pendës: Flamur Haxhirajt, poetit Lefter Haxhiraj, të këngës; “Xinxërfile, Xinxërfile”, të Rrahman Nuredinit, “Thëllëze e Armenit” etj, etj. Dasma i bënë dasmorët edhe në çakerqejf! Konaku ishte përgatitur mrekullisht. Zum vendet sipas zakonit, të caktuar nga organizatori…

Dasma, festa u ndez… Të ftuarit, “titullarë” do të bëjnë edhe urimin, nderimin; të shoqëruara  me gotën e rakisë! Natyrshëm, urimi do të shoqërohet edhe me “tekstin”, fjalët përshëndetëse!… Nga “tribuna qëndrore” po më afrohej urimi edhe mua. Madje e lash radhën…

Arsimi më ngacmonte: “Ngriu, ngriu”! Më dukej se po më “ngatërroheshin këmbët, si të sorkadhit”! Pas pak i “mora këmbët”! Më duhej të thoshja diçka të veçantë. U ngrita me gotën, sipas zakonit dhe i’u drejtova organizatorit, duke e falnderuar për këtë festë dhe organizimin… Si dhe të tjerëve me radhë! Aty kisha edhe shokun tim Ismailin, madje dhe të tjerë. Atje ishin edhe nipër e mbesat, nga bija e xha Reizit, e xha Mystehakut…

Dhe vijova: Kur mora ftesën nga miku im, Arsimi thash se çfarë kam bërë unë për Armenin? Mu kujtua një shkrim, Skicë që kam shkruar vite më parë në gazetën “Zeri i Vlorës”: “Çështë kjo Dasmë  në Pallat”?

Në aktivitetin e zhvilluar, kishte dhënë koncert në Vlorë edhe grupi polifonik i Armenit, i prezantuar me këngën: “Xinxërfile, Xinxërfile”. Në mbrëmjë teksa do ktheheshin për në Armen, u prish makina “Ziz” e Rrahmanit, njëkohësisht dhe marrës i këngës, dhe grupi mbeti në rrugë, te 6 katëshi.

Nga ballkoni i pallatit i sheh ushtaraku; Eqerem Osmani, miku im dhe zbret e fton gjithë grupin në shtëpinë e tij dhe u shtroi darkën!…

Grupi ndezi edhe pallatin me këngë.

Gjitonia, banorët e pallatit shqyen syt:

Ç’është kjo dasmën në Pallat?!

Eqeremi po qe so do kishte dasëm, a ceremoni, do na kishte ftuar edhe ne!

Në mëngjez e mësuan “Dasmën”…

Pa e mbaruar këtë rezume, grupi në sallë, i’a mori këngës: “Xinxërfile, Xinxërfile!

Shkova dhe unë mes tyre, mbajta ison e këngës!…