Rama-fermerëve: Do vendosim normë ligjore për ata që s’e punojnë tokën

111
Sigal

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi fermerët në Fier është shprehur se ka angazhuar deputetët që të punojnë me Ministrinë e Financave për të vënë normë ligjore për ata që s’punojnë tokën, por e lënë djerrë.

“Sa shumë pika grumbullimi e përpunimi, të cilat janë të pamjaftueshme për ta cuar në 1 miliard brenda kësaj dekade eksportin bujqësor. Na tregojnë se në kaq pak vite, në krahasim me kaq shumë probleme të trashëguara, pamë që mund t’ja dalim bashkarisht. Nuk ndodh që farën ta hedhësh, të kthehesh dhe të vjelësh produktin”, u shpreh Rama.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare komentoi edhe protestën e thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha, ku nënvizoi se ka hiena që “shqyejnë një kufomë në sytë e miletit për të nxitur urrejtje ndaj Policisë së Shtetit”.