Shkon në 12 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

379
Sigal

Ministria e Shëndetësisë raporton se është rritu në 12, numri i personave të prekur nga koronavirusi.

Lajmi u bë i ditur nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një konferencë për shtyp, ku tha se janë testuar gjithsej 157 persona të dyshuar me COVID-19.

Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, nëntë kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe tre janë raste të reja: Një në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës.
Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ju informojmë se: tre prej të prekurve janë të shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pa probleme të veçanta. Një prej tyre është e izoluar në spitalin e Durrësit, në terapi intensive por në gjendje të stabilizuar. shtatë prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në VETËIZOLIM pa shenja klinike të infeksionit respirator. Ndërsa 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID janë në vetëkarantinim”, tha zv.ministrja Rakacolli.

Autoritetet u bënë sërish thirrje qytetarëve, të marrin masa për të ndalur përhapjen e virusit, duke shmangur grumbullimet, kafenetë dhe duke aplikuar higjenë personale. Zv. Ministrja bëri apel që qytetarët të ndjekin udhëzimet.

Qeveria ka lajmëruar mbylljen e institucioneve arsimore për dy javë.

Nëse keni shenja temperature, kolle, probleme me frymëmarrjen dhe keni udhëtuar drejt vendeve të prekura nga koronavirusi, apo keni patur kontakt me persona të prekur, mos u drejtori në spital, por telefononi menjëherë numrin 127 dhe merrni udhëzimet, për veprimet që duhet të kryheni.