Shkodër dhe Pukë, asgjesohen 783 rrënjë bimë narkotike

429
Policia e Shkodrëss dhe Pukës, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme kanë goditur tre raste të kultivimt të bimëve narkotike, ku ka bërë të mundur asgjësimin e 783 rrënjëve canabis, ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona.
Burime nga policia bëjnë të ditur në personat e shpallur në kërkim janë shtetasit, M.N., 26 vjeç, banues në Tiranë.Z.S., 24 vjeç,banues në Pukë. Shpallja e tyre në kërkim u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vëndin e quajtur “Çuk – Borë”, në fshatin Arst , të komunës Fierzë, në Pukë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan 170 bimë narkotike Canabis Sattiva. Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me 30 fishekë, e braktisur nga autorët, të cilët në momentin e mbërritjes së policisë u larguan mënjëherë.
Gjithashtu operacionet vijuan në vëndin e quajtur “Prroi Geraj”, në fshatin Mazrëk, në komunën Guri i Zi, në Shkodër, ku janë gjetur të kultivuara dhe asgjësuar 4 parcela me 353 bimë narkotike Canabis Sattiva.
Ndërsa në vendin e quajtur “Mlloj”, në fshatin Karmë, të bashkisë Vau Dejës, në Shkodër, janë gjetur të kultivuara dhe asgjësuar 3 parcela me 260 bime narkotike Canabis Sattiva. Në të tre rastet bimët u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mornë cilësinë e provës materiale. Po punohet për kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale”Kultivim i bimëve narkotike”.
Sigal