Adrian Civici jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës

555
Sigal

TIRANE – Vjen dorëheqja e parë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pas skandalit që përfshiu institucionin më të lartë financiar në vend me vjedhjen e thesarit të shtetit. Është Adrian Civici, një nga 7 anëtarët, që depozitoi kete mengjes në Kuvend dorëheqjen nga ky post. Shqiptarja.com mëson se në letrën drejtuar Kuvendit, Civici ka dhënë edhe shpjegimet përkatëse për marrjen e këtij vendimit. “Dorëhiqem për t’i hapur rrugë ristrukturimit të Bankës së Shqipërisë”, -mësohet të ketë argumentuar Adrian Civici dorëheqjen e tij. Adrian Civici është anëtari i parë i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që jep dorëheqjen. Sakaq, ky Këshill, në një mbledhje të jashtëzakonshme mori vendimin për t’i propozuar Kuvendit shkarkimin e guvernatorit Ardian Fullani, pas arrestimit të tij në lidhje me vjedhjen e thesarit.