Shkeljet, KLSH kallëzon në Prokurori 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) të Njësisë Administrative Qukës

624
Sigal

Gazeta Telegraf/ 

KLSH
Kallëzon në Prokurori 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO)
të Njësisë Administrative Qukës,
për shkelje të barazisë
në procedurat e prokurimit dhe favorizim të operatorëve ekonomikë privat.

Me Vendimin nr. 108, datë 20.09.2016 të
Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për
përmirësimin e gjendjes, me shkresë nr. 509/9, datë 22.09.2016 i janë
rekomanduar Bashkisë Përrenjas masa me karakter organizativ dhe shpërblimin e
dëmit të shkaktuar në vlerën totale 21,934 mijë lekë.

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe
parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e zbatimit të procedurave
të prokurimit publik lidhur me vlerësimin e ofertave ekonomike, me pasojë dëm
ekonomik në vlerën prej 2,204 mijë lekë,

KLSH, duke i konsideruar veprimet e
kryera nga E.V. në cilësinë e Kryetarit të KVO, S.A. në cilësinë e Anëtarit të
KVO dhe E.K. në cilësinë e anëtarit të KVO, apo dhe personave të tjerë të cilët
mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve, ka bërë kallëzim pranë
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Elbasan.

 

KLSH Kallëzon në
Prokurori 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) të Njësinë
Administrative Qukës,
për shkelje të barazisë në
procedurat e prokurimit dhe favorizim të operatorëve ekonomikë privat.

 

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim
të programit të tij të auditimit nr. 509/1 prot, datë 06.05.2016, ka përfunduar
auditimin në Bashkinë Përrenjas, me objekt: “Auditimi i zbatimit të
ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për periudhën 01.7.2014-31.12.2015”.

Me Vendimin nr. 108, datë 20.09.2016 të
Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për
përmirësimin e gjendjes, me shkresë nr. 509/9, datë 22.09.2016 i janë
rekomanduar Bashkisë Përrenjas masa me karakter organizativ dhe shpërblimin e
dëmit të shkaktuar në vlerën totale 21,934 mijë lekë.

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe
parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e zbatimit të procedurave
të prokurimit publik lidhur me vlerësimin e ofertave ekonomike, për investimin “Rikonstruksioni
i shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” Pishkash, Komuna Qukës”, dhe konkretisht:

Nga KVO është shpallur fitues bashkimi i
operatorëve ekonomik me ofertë më të lartë duke skualifikuar pa të drejtë
ofertën ekonomike më të ulët, ku nga diferenca e ofertës ekonomike më të ulët,
e skualifikuar pa të drejtë, me ofertën e shpallur fituese të tenderit, është shkaktuar
për pasojë dëm ekonomik në vlerën prej 2,204 mijë lekë.

Skualifikimi i operatorit me ofertë më
të ulët është bërë me argumentin se “Vërtetimi i CEZ sh.a për pagesën e
energjisë nuk është i rregullt pasi deklaron se operatori është debitor për
muajt qershor dhe korrik 2014…”, kur vërtetimi i OSHEE, Tiranë dokumenton se “…për
kërkuesin … rezulton të ketë në total 0.00 lekë (zero) detyrime për faturat e
energjisë elektrike…”, duke bërë që argumentimi i KVO të jetë si i pabazuar dhe
të jetë marrë në kundërshtim me nenet 1, pika 2, germa d/ dh, nenin 2, 20,
nenin 53, pika 4, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”
i ndryshuar dhe VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave për
Prokurimin Publik”.

 

KLSH, duke i konsideruar veprimet e
kryera nga E.V. në cilësinë e Kryetarit të KVO, S.A. në cilësinë e Anëtarit të
KVO dhe E.K. në cilësinë e anëtarit të KVO, apo dhe personave të tjerë të cilët
mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve, si veprime me pasoja të rënda
për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas ligjit nr. 7895,
datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, me shkresën nr. 509/11
datë 13.10.2016, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor,
Elbasan, për konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale të “Shkelja e
barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të
detyrës” parashikuar nga nenet 258 dhe 248, të Kodit Penal.