Korrupsion me tenderat – KLSH kallëzon në Prokurori ish-Kryetarin e Komunës Buçimas

319

 Gazeta Telegraf/

KLSH Kallëzon në
Prokurori ish-Kryetarin e Komunës Buçimas, 3 anëtar të Njësisë së Prokurimit
(NJP) dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në Njësinë
Administrative Buçimas dhe 2 Mbikëqyrës punimesh,
për
shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit, favorizim të operatorëve
ekonomikë privat, për punime të pakryera, si dhe për dhënien në përdorim të
aseteve.

Me Vendimin nr. 92, datë 09.07.2016 të
Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për
përmirësimin e gjendjes, me shkresë nr. 389/10, datë 09.07.2016 i janë
rekomanduar Bashkisë Pogradec masa me karakter organizativ dhe shpërblimin e
dëmit të shkaktuar në vlerën totale 85,400 mijë lekë.

 Shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore
në fuqi në fushën e zbatimit të 11 procedurave të prokurimit publik.  Për 4 raste të dhënies me qira të sipërfaqes
prej 285 080 m2, duke mos zbatuar procedurat e konkurimit për
dhënien në përdorim me kontratë qiraje të fondit pyjor dhe kullosor publik. U
konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e
zbatimit të kontratave për kryerjen e investimeve.Për procedurën e realizuar
nga Bashkia Pogradec “Sistemim rrugët e lagjes nr. 1 (trekëndëshi), në qytetin
e Pogradecit”, me dëm ekonomik në vlerën prej 9,252 mijë lekë, si diferenca në
punime të pakryera por të paguara si dhe vlera prej 18,859 mijë lekë.

KLSH, duke i konsideruar veprimet e
kryera nga R.T. me detyrë ish Kryetar i Komunës Buçimas, O.S. në cilësinë e
Juristit të NJP, E.P. në cilësinë e Specialistit në NJP, I.K. në cilësinë e
Specialistit në NJP, R.B. në cilësinë e Kryetarit të KVO, P.K. në cilësinë e
Anëtarit të KVO dhe E.M. në cilësinë e anëtarit të KVO, si dhe K.S. dhe B.B. në
cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve, apo dhe personave të tjerë të cilët mund
të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë
së Rrethit Gjyqësor, Pogradec.

 

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim
të programit të tij të auditimit nr. 389/1 prot, datë 04.04.2016, ka përfunduar
auditimin në Bashkinë Pogradec, me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë
dhe rregullshmërisë financiare për vitin 2015”.

Me Vendimin nr. 92, datë 09.07.2016 të
Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për
përmirësimin e gjendjes, me shkresë nr. 389/10, datë 09.07.2016 i janë
rekomanduar Bashkisë Pogradec masa me karakter organizativ dhe shpërblimin e
dëmit të shkaktuar në vlerën totale 85,400 mijë lekë.

I. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje
dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e zbatimit të
procedurave të prokurimit publik lidhur me kriteret e kualifikimit dhe
vlerësimin e ofertave ekonomike, zbatimin e kontratave, si dhe administrimin e
aseteve, nga Ish-Komuna Buçimas dhe konkretisht:

1. Për 4 raste të dhënies me qira të
sipërfaqes prej 285,080 m2 duke mos zbatuar procedurat e konkurrimit
për dhënien në përdorim me kontratë qiraje të fondit pyjor dhe kullosor publik.

Për 1 rast të lidhjes të kontratës “Për
depozitimin e mbeturinave urbane në territorin e Komunës Buçimas Pogradec, në
vendin e quajtur “Luadhi i Çelos”, duke mos zbatuar procedurat e konkurrimit
për dhënien në përdorim me kontratë qiraje.

2. Për 3 raste nga ku Projektzbatimi dhe
Preventivi i objekteve, nuk është
tenderuar (prokuruar) si dhe janë hartuar nga specialistë të cilët nuk disponojnë
licencat përkatëse sipas përcaktimeve të rregullores për kriteret dhe
procedurat e dhënies së licencave profesionale, veprime në papajtueshmëri me
dispozita ligjore të fushës.

3. Për 4 raste të përzgjedhjes të formës
së prokurimit “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, si
nevoja emergjente për shkak të mungesës së mallrave apo shërbimeve, procedurë e
pa argumentuar pasi nevojat emergjente për mallra dhe shërbimeve nuk janë
shkaktuar për rastet e parashikuara në rregullat e prokurimit publik, por nga
mos kryerja në kohë e procedurave të prokurimeve nga Autoriteti Kontraktor.

4. Për 2 raste lidhur me procedurën e
prokurimit “Pyllëzim kurora e gjelbër, fshati Tushemisht”, dhe “Ndërtim i
rrugës pedonale dhe tabelave për akses në Wetland, Drilon”, ku vendosja e
kritereve për kualifikim nuk është bërë sipas specifikave të llojit të
punës/shërbimit. Vlerësimi nga KVO, është në papajtueshmëri me kërkesat e
ligjit, pasi ka kualifikuar ofertues të cilët nuk plotësojnë kriteret për
kualifikim kur duhet ti kishte skualifikuar dhe kërkuar anullimin dhe
përsëritjen e procedurave.

5. Për 1 rast të mos zbatimit të projektit
“Pyllëzim kurora e gjelbër, fshati Tushemisht”, në lidhje me pyllëzimin e
ngastrave, duke investuar në një objekt jashtë projektit dhe jo në pronësi të
ish-komunës, por të Autoritetit Rrugor Shqiptar, pa miratim nga hartuesi i
projektit dhe ARRSH, veprim në papajtueshmëri me dispozita ligjore të fushës
dhe dëm ekonomik.

 

II. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje
dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e zbatimit të
kontratave për kryerjen e investimeve dhe konkretisht:

1. Për procedurën e realizuar nga
Bashkia Pogradec “Sistemim rrugët e lagjes nr. 1 (trekëndëshi), në qytetin e
Pogradecit”, me dëm ekonomik në vlerën prej 9,252 mijë lekë, si diferenca në
punime të pakryera por të paguara si dhe vlera prej 18,859 mijë lekë, si pasojë
e dëmeve të likujdueshme për vonesa në përfundimin e punimeve, si dhe cilësi të
dobët të materialeve të përdoruara dhe punimeve të kryera.

2. Për procedurat e realizuara nga ish-komuna
Udenisht “Sistemim Sheshi Qendër Udenisht-Rruga Nacionale” dhe “Kënd Sportiv
për shkollat e fshatrave Lin, Piskupat e Buqez”, me dëm ekonomik në vlerën në
vlerën 4,000 mijë  lekë,  si diferenca në punime të pakryera por të
paguara, si dhe cilësi të dobët të materialeve të përdoruara dhe punimeve të
kryera.

 

KLSH, duke i konsideruar veprimet e
kryera nga R.T. me detyrë ish Kryetar i Komunës Buçimas, O.S. në cilësinë e
Juristit të NJP, E.P. në cilësinë e Specialistit në NJP, I.K. në cilësinë e
Specialistit në NJP, R.B. në cilësinë e Kryetarit të KVO, P.K. në cilësinë e Anëtarit
të KVO dhe E.M. në cilësinë e anëtarit të KVO, si dhe K.S. dhe B.B. në cilësinë
e mbikëqyrësit të punimeve, apo dhe personave të tjerë të cilët mund të
rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve,  si veprime me pasoja të rënda
për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas ligjit nr. 7895,
datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, me shkresat nr. 389/15
dhe 16 datë 30.09.2016, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor,
Pogradec, për konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale të “Shkelja e
barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike”, “Falsifikimit” parashikuar
nga neni 258 dhe 186 dhe “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 248,
të Kodit Penal.