Shkarkoi 5 punonjës, ministrja e Ramës rrëzohet në Administrative

951
Sigal

Pesë ish-punonjës të Ministrisë të Drejtësisë, të shkarkuar nga detyra me urdhër të minsitres së re Etilda Gjonaj kanë fituar betejën në Gjykatën Administrative.

Mësohet se gjykata ka vendosur shfuqizimin e aktit të lirimit nga detyra dhe detyrimin e Ministrisë së Drejtësisë të rikthejë në pozicionin e mëparshëm shefin e inspektoriatit të profesioneve të lira, Arlind Arapin dhe katër zyrtarë të tjerë.

Po ashtu Gjykata Administrative detyron ministren Gjonaj t’ju paguajë pagat deri në rikthimin e tyre në detyrë.


(Momenti kur Arlind Arapi njihet me vendimin në sallën e gjyqit)
Arlind Arapi
Kështu, gjyqin e kanë fituar edhe ish-punonjësit Petrit Bakiu, Bledar Kabashi, Gerhard Xhafa dhe Valbona Kryemadhi.

Pesë ish-punonjësit “u ngritën” të gjithë bashkë dhe depozituan në gjykatë një padi për ministren. Ata e cilësuan vendimin e Gjonajt të padrejtë dhe kërkuan shfuqizimin e urdhrit për largimet e tyre nga puna.

Sipas ministres, nga kontrollet e kryera pas ankesave të qytetarëve, rezultoi se njerëzit e shkarkuar kishin kryer shkelje me ligjin dhe vonesa të tejskajshme në zgjidhjen e problemeve të popullatës. Por Gjykata Administrative vendosi sot të rrëzojë pretendimet e ministres, duke mbajtur anën e punonjësve të shkarkuar.