“Shkelje e rëndë kushtetuese”, Ervin Goci: Qeveria po heq dorë nga identiteti kombëtar, bashkia Tiranë institucion i rrezikshëm

365
Sigal

Vendimin e qeverisë për t’ia dhënë bashkisë Tiranë truallin e Teatrit Kombëtar, për pedagogun dhe aktivistin Ervin Goci është shkelje e rëndë e kushtetutës.

Gjatë një intervistë për Ora News, Goci tha se qeveria praktikisht është duke hequr dorë nga identiteti kombëtar.

Për bashkinë e Tiranës, Goci deklaroi se është një institucion i rrezikshëm që di të japë vetëm leje ndërtimi.

“Unë mendoj që jemi në një situatë antikushtetuese. Është një nga hapat e radhës dramatik nga pikëpamja e administrimit të pasurive publike. Lihet pasuria më e madhe dhe i kalohet ndërtimi bashkisë Tiranë. Praktikisht është duke hequr dorë shteti nga identiteti kombëtar, sepse Teatri Kombëtar është një institucion identiteti.

Kjo për mua është shkelje e rëndë kushtetuese që ti të lëshosh pasuritë kombëtare dhe tja japësh bashkisë, e cila ka treguar që përveçse jep leje ndërtimi nuk di të bëjë asgjë.

Pra është një institucion i rrezikshëm, i cili vetëm ka abuzuar me hapësirat tona publike. Çështja e teatrit nga një çështje politike, e ndërtimit të një teatri të ri, tani kalohet në një çështje trualli dhe një çështje pushtetit lokal. Është një degradim”, tha Ervin Goci.