Luçiano Boçi: Procesi zgjedhor në Universitetin e Tiranës është nul

369
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçin, shprehet se procesi zgjedhor në Universitetin e Tiranës është nul.

Gjithashtu, ai i bëri thirrje qeverisë që mos luajë me fjalët, pasi shtyrje e datës së zgjedhjeve do të thotë shtyrje e gjithë procesit zgjedhor.

”Procesi zgjedhor në Universitetin e Tiranës është nul, sepse Komisioni Institucional që inicio fushatën zgjedhore është komisioni që i ka përfunduar afati në shkurt dhe duhej ndërtuar nëpërmjet një urdhri të tij, një komision i ri i cili hapte procesin zgjedhor. Pra nuk ka regjistrim kandidatësh. Procesi në Universitetin e Tiranës është nul. Shtyrja e zgjedhjeve do të thotë shtyrje e procesit zgjedhor. Mos luajnë me fjalët. Kur shtyhet data e zgjedhjeve shtyhet i gjithë procesi. Për Partinë Demokratike, kryeministri Edi Rama po përdor çdo metodë të pistë për të mbajtur pushtetin e tij. Boçi tha se Rama me një dorë shtyn zgjedhjet në universitete, ndërsa me dorën tjetër nxit kandidatët të vazhdojë procesi”.