Presidenti Hashim Thaçi: Presim nga BE heqjen e vizave dhe dhënien e statusit të shtetit kandidat

301
Sigal

Ditën e sotme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian, në “Ditën e Evropës”, që për vendin e tij të hiqen vizat.

Thaçi shkruan se Kosovës, po i bëhet padrejtësi dhe nuk i jepet statusi i vendit kandidat. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, presidenti ka thënë se shtetet e BE-së duhet të tregojnë lidership dhe vullnet politik për heqjen e vizave për Kosovën.

“Çdo ‘Ditë të Evropës’ ne në Kosovë ri-shprehim edhe njëherë përkushtimin tonë në integrimin evropian dhe atë perëndimor. Si populli më pro-evropian në regjion, ne presim nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj të tregojnë vullnet politik për heqjen e vizave për Kosovën dhe dhënien e statusit të kandidatit”, ka shkruar Thaçi.