Makina përplas motorin, plagosen 2 persona

540
Sigal

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës këtë mbrëmje.

Një makinë teksa po udhëtonte ka përplasur nje motorr ku udhëtonin 2 persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Skelës.

Raportohet se motori po lëvizte me shpejtësi kur makina i ka prerë rrugën.

Të dy personat që udhëtonin me motor gjenden të shtrirë në rrugë.

Ndërkohë që në vendngjarje ndodhen ambulanca dhe policia.