Detaje të reja nga aksidenti në Shkozet, humb jetën këmbësori

596
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, me pasojë vdekjen e një këmbësori.

Raportohet se një këmbësor është goditur nga një kamion, me targa AA 216 AE, teksa po kalonte rrugën.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbuluar më tepër rreth ngjarjes.