Koronavirusi/Gjatë 24 orëve të fundit shërohen pesë pacientë në Shqipëri

316
Sigal

Ministria e Shëndetësisë informoi sot për numrin e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri dhe rastet e reja të 24 orëve të fundit.

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico deklaroi se mes personave të fundit të prekur është edhe një fëmijë. Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 104.

Deklarata:

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 5 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 104.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 64 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, prej të cilëve 2 janë të intubuar, ndërsa 1 pacient ndodhet në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.