Detajet/Viktima e 20-të/ MSH: Nuk e transportuam dot tek Infektivi

303
Sigal

Një viktimë është regjistruar si shkak i koronavirusit gjatë natës që lamë pas.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se viktima është një 80 vjeçare nga Shkodra, e cila ishte shtruar në spitalin lokal mëngjesin e djeshëm ndërsa rezultatet e analizave në mbrëmje e konfirmuan si pozitive me Covid-19.

Gjatë mbrëmjes së ndjeshme afër mesnatës, një 80 vjeçare nga Shkodra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. E moshuara ishte paraqitur mëngjesin e datës 4 prill dhe u izolua menjëherë si e dyshuar me Covid. Pa kryerjes së të gjitha testimeve, është vendosur menjëherë në terapi intensive. Në mbrëmje, ka dalë përgjigja e analizave që rezultonin pozitiv me Covid.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, transporti ka qenë i pamundur dhe afër mesnatës ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes”, sqaroi Ministria e Shëndetësisë.