Ambasada dhe konsullata shqiptare s’na hapi telefonin. 50 emigrantë nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri

317
Sigal

Nga Vepror Hasani

 

Rreth 50 emigrantë shqiptarë burra, gra, të rinj, të moshuar, madje dhe të sëmurë që prej orës 16.00 të ditës së premte gjenden të ngujuar zonën neutrale mes shtetit grek dhe Shqipërisë në qiell të hapur, nën rreshjet e shiut dhe të dëborës, të ftohtit dhe lagështirës, pa asnjë lloj informacini nëse do të lejohen të hyjnë në Shqipëri me qëllim që në këto ditë të vështira të epidemisë së virusit corona të ndodhen pranë familjeve të tyre.

Po ashtu ata nuk dinë nese do të lejohen të kthehen sërish në shtëtin grek, pasi udhëtimi i tyre drejt Shqipërisë është bërë konform procedurave që parashikon shteti fqinj. Për këtë arsye ata vijojnë të gjenden nën kushtet e pafavorshme të motit; ndërsa, edhe pse kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe një ambulancë që t’u vijë në ndihmë të sëmurëve, së paku deri në  orën 10.30 të ditës së diel, kjo ndihmë nuk u ishte ofruar.  Ndërsa autoritet e pikës së Kalimit Kufitar, nuk mund të lejojnë kalimin e emigrantëve pa një urdhër nga lart, pasi sipas akteve normative të vendosura të disa ditëve më parë kufiri me Greqinë është i mbyllur, ndërsa lejohen të kalojnë vetëm mjetet e tonazhit të rëndë.

Konsullata dhe Abasda nuk e ngrejnë telefonin

Aktualisht nuk dihet çfarë do të ndodhë në vijim me ta. Të gjendur në kushtet e vështira të motit janë përpjekur të ngrohen me zjarr dhe ndërkohë të sigurojnë ushqimin për gjithë pjestarët e grupit, duke u kërkuar ndihmë punonjësve të dy doganave. Prej tyre mësuam gjithashtu se ata nuk do të lëvizin nga aty ku janë, deri sa të vijë urdhëri që i lejon të shkojnë pranë familjeve të tyre. Këtë këmbëngulje ata e justifikojnë me pretendimin se para se të niseshin për në Shqipëri, ishin përpjekur të kontaktonin me Ambasadën shqiptare në Greqi dhe me Konsullatën Shqiptare atje, për të marrë autorizimin e nevojshëm për udhëtimin drejt  Shqipërisë, por asnjëra dhe as tjetra nuk e ngriti telefonin. Mirëpo, sipas tyre, ata nuk mund të qëndronin më në Greqi, pasi leja tremujore u kishte mbaruar, gjithashtu disave po u përfundonte afati i pasaportës, ndërsa ka të tjerë që janë të sëmurë dhe dëshirojnë të jenë pranë familjes. Një arsye më shumë është dhe epiedmia Covid-19 që i nxit  për t’u gjendur pranë prindërve të tyre të moshuar.  Që nga dita e shtunë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës gjenden edhe të afërm të emigrantëve, të cilët kanë mbërritur aty për tu ardhur në ndihmë njerëzve të tyre.

Situatë e njëjtë si një javë më parë

E njëjta gjë ndodhi edhe më 31 mars, kur 54 emigrantë, burra dhe gra, madje edhe fëmijë u bllokuan në tokën neutrale mes Greqisë dhe Shqipërisë, nën kushte të vështira të motit, në shi dhe dëborë. Pritja e tyre në zonën neutrale për orë të tëra, mori fund vetëm  me mbërritjen e një urdhëri nga Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit dhe Emigracionit, gjë që bëri të mundur kalimin e tyre në anën tjetër të kufirit, ku u pritën nga nga familjarët. Të gjithë këta shtetas do të qëndronin për një periudhë 14-ditore të izoluar në banesat e tyre, kjo si një masë parprake e detyrueshme për të gjithë ata që vijnë nga vendet e prekura nga Covid- 19, me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit corona. Megjithatë, për emigrantët e ditës së premte, ende nuk ka një urdhër se çfarë do të bëhet me ta, në një kohë që vetë emigrantët kanë vendosur të mos largohen nga aty deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit