Pojana shpërndan videon: Të bashkuar e solidar!

383
Sigal

Anëtari i Kryesisë së LSI, Klevi Pojana ditën e sotme ka shpërndarë një video-postim në facebook, ku shihen disa pamje frymëzuese.

“Të respektosh besimin e dikujt tjetër, tregon se sa të çmuar e ke besimin tënd!
Të ndihmosh dikë sot, i hap derën e shpresës vetes se dikush do të jetë aty për ty nesër”, shkruan Pojana në postim.

Postimi i plotë i Klevi Pojanës

Përshëndetje të gjithëve!

Mbrëmë në darkë, Marsel Hidraliu më solli këtë video fantastike, të cilën e ka punuar me shumë dashuri e plot talent.

Janë pamje frymëzuese, të cilave i bashkangjitet zëri befasues i Sara Lleshit, në leximin e thënieve të shqiptares së madhe Gonxhe Bojaxhi, e njohur botërisht si Nënë Tereza.

Unë e ndaj këtë video me Ju, dhe uroj nga zemra për shëndet e dashuri në familjet tona.

Janë ditë të vështira, por që do të kalojnë me besim tek Zoti dhe solidaritet për më të pamundurit!

Të respektosh besimin e dikujt tjetër, tregon se sa të çmuar e ke besimin tënd!
Të ndihmosh dikë sot, i hap derën e shpresës vetes se dikush do të jetë aty për ty nesër!

Të bashkuar e solidar!

Përshëndetje të gjithëve 😃Mbrëmë në darkë, Marsel Hidraliu më solli këtë video fantastike, të cilën e ka punuar me shumë dashuri e plot talent 👏 Janë pamje frymëzuese, të cilave i bashkangjitet zëri befasues i Sara Lleshit, në leximin e thënieve të shqiptares së madhe Gonxhe Bojaxhi, e njohur botërisht si Nënë Tereza.Unë e ndaj këtë video me Ju, dhe uroj nga zemra për shëndet e dashuri në familjet tona🤗Janë ditë të vështira, por që do të kalojnë me besim tek Zoti dhe solidaritet për më të pamundurit!Të respektosh besimin e dikujt tjetër, tregon se sa të çmuar e ke besimin tënd!Të ndihmosh dikë sot, i hap derën e shpresës vetes se dikush do të jetë aty për ty nesër!Të bashkuar e solidar 🇦🇱❤️

Gepostet von Klevi B. Pojana am Donnerstag, 2. April 2020