Dështon sërish gjyqi për Arbër Çekaj dhe të akuzuarit e tjerë, mungonin avokatët

345
Sigal

Dështon seanca e radhës për Arbër Çekajn dhe dy të bashkëpandehurit.

Shkak i ndërprerjes së seancës ka qenë mungesa e avokatëve të Çekajt dhe Donaldo Lushajt. Seanca e radhës u vendos më 12 mars.

Kujtojmë se në seancën e 19 shkurtit, morën pjesë diplomatë amerikanë. Arbër Çekaj doli pa Gjykatës së Krimeve të Rënda më 21 shtator, e cila konfirmoi ‘arrestin me burg’ për biznesmenin e bananeve që u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Shqipëri pasi akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në portin e Durrësit.