Ish-ministri i jashtëm, Kastriot Islami: YDY-yakaladigini yakala

679
Sigal

Nga Kastriot Islami

Shqiptarët janë bërë me dije me marrëzinë e radhës së Ramës apo nismën karagjoze që në fakt është veprimi serioz i radhës për të vazhduar për të rrëmbyer ç’mund të rrëmbejë, për të ruajtur ç’mund të rruajë, për të vjedhur ç’mund të vjedhë nga pasuria publike, nga prona publike dhe nga fondet publike, madje deri edhe nga pasuritë private.

Por edhe të mbrojë ç’mund të mbrojë nga bëmat e zullumet e tij dhe të bandave me të cilat ka vjedhur gjithçka në këtë vend, prona, pasuri, e deri edhe votën e shqiptarëve…

Por edhe të mashtrojë kë mund të mashtrojë jo vetëm nga shqiptarët e mbetur në Shqipëri e që ende s’mundur të emigrojnë, por edhe gënjejë kë mund të gënjejë nga ndërkombëtarët, që të çoroditur nga kjo nismë karagjozë, që minimalisht nuk e kuptojnë, reagimin ia kanë lënë në dorë shqiptarëve, të cilët momentalisht duket sikur kanë vetëm emigrimin si rrugën për të dalë nga ky qorrsokak.

Për më tepër edhe nga emërtimi kjo është një nismë e turpshme, e pështirë, banale, halabake…e denjë vetëm për një klloun apo bartësit e një fjalori rruge e rrugaçërie…skandaloze…e pistë dhe e qelbur këmbë e kokë në të gjithë aspektet…

Nuk ka asnjë vend në botë që të ketë kthyer në nismë ligjore veprimet anti-korrupsion me një emërtim të tillë qesharak e të turpshëm…pervers e rrugaçëror…

Nuk ka asnjë vend në glob që do të mund të besonte kryeministrin e ardhur në pushtet me vota të blera dhe duke kërcënuar votuesit për të kapur i vetëm tepsinë e kusinë e pushtetit që të dalë e të tallet me një nismë perverse që në emërtim…

Nuk ka popull në planet që do të besonte një mashtrues e sharlatan që vjedh pasurinë kombëtare e fondet publike me bandat e tij të oligarkisë, krimit e trafiqeve e pastaj bën harakiri me një nismë banale sikur po lufton korrupsionin e krimin….

Por mesa duket është e nevojshme që terminologjia neveritëse që po bën për të vjellë shqiptarët me të cilën Rama po paraqitet këtë nismë t’ju bëhet prezente ndërkombëtarëve edhe në gjuhët e tyre (ndoshta s’është i thjeshtë e madje është i pamundur një përkthim adekuat i kësaj nisme të marrë e perverse) në mënyrë që të gjithë partnerët kryesorë të Shqipërisë të kuptojnë gravitetit e gjendjes dhe ilaritetin kombëtar që është krijuar nga perversiteti i kësaj nisme idioteske në përmbajtje dhe groteske në paraqitje.

Nuk e di se çfarë do të thonin anglezët e amerikanët nëse përkatësisht mbretëresha apo presidenti i tyre do të nxirret një akt normativ, sidomos në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese me emërtimin CWC pra ‘catch what you catch’… Francezët me shumë gjasa do të kishin djegur Parisin nëse presidenti i tyre do të nxirrte aktin normativ me emërtimin AQA apo ‘attrape ce que tu attrapes? Si do të reagonin italianët me aktin e turpshëm të kryeministrit të tyre me emërtimin PCP apo kështu italianët ‘prendi quello che prendi’…

Jam i sigurtë se gjermanët do të reagonin shumë ashpër nëse kryeministrja e tyre do të lëshonte në publik aktin normativ me emërtimin banal FWF – ose ‘fang was du fängst’.

…Me siguri edhe në Turqi do të kishte tërmet social disa ballësh nëse dikujt do ti shkonte mëndja të hartonte një nismë ligjore anti-korrupsion me emërtimin YY-yakalad???n? yakala.

Sepse e gjitha kjo është për të qarë por edhe për të qeshur. Sepse është në përmbajtje shumë e rëndë dhe në formë shumë e turpshme. Një nismë kokë e këmbë tinzare e perverse.

Shënim (*) Ja si përkthehet në gjuhë të ndryshme të globit shpikja karagjoze e perverse KCK-kap ç’të kapësh:

Në anglisht- catch what you catch(CWC)

Në italisht- prendi quello che prendi(PCP)

Në frëngjisht- attrape ce que tu attrapes(AQA)

Në gjermanisht- fang was du fängst(FWF)

Në turqisht- yakaladihini yakala(YDY)