Aktivistja mes emocionesh: Sapo dola nga Spitali Ushtarak. Nuk shoh nga dhimbjet… (VIDEO)

378
Sigal

Përmes një video-mesazhi në Facebook, Ira Kurti, aktivistja që sot ra pre e dhunës barbare të Policisë së Shtetit, tregon përjetimet e saj dhe çfarë ndodhi me vizitën e saj në Spitalin Ushtarak.

“Sapo dola nga Spitali Ushtarak ku nuk më matën as temperaturën. Kam një djegje të brendshme, ishallah nuk është hemoragji e brendshme. Sepse kam një dhimbje shumë të madhe. Por doktorët atje nuk kishin të gjitha mjetet të më fashonin dorën e dëmtuar dhe më kanë dhënë receta me ilaçe. Se çfarë duhet të bëjë, pomada… Ishallah me kaq. Këtu mbaroi dhe faleminderit shumë”, shprehet në video-mesazhin e saj Kurti, e cila i kërkon falje miqve, mesazheve të të cilëve nuk i kthen dot përgjigje pasi siç thotë ajo “nuk më shohin sytë nga dhimbjet”.

Paraditen e sotme, në sheshin “Skënderbej”, ende pa filluar mirë protesta kundër masave të qeverisë, Kurti dhe shumë aktivistë të tjerë ranë pre e dhunës së policisië dhe u mbajtën për disa orë të izoluar në ambjentet e komisariatit nr.1 në Tiranë.

Gepostet von Ira S. Kurti am Samstag, 9. Mai 2020