Shkatërrohen Monumentet e Kulturës. KLSH padit ministrinë dhe tre institucione

335
Sigal

Ministria e Kulturës dhe tre institucione të tjera të trashëgimisë kulturore kanë lejuar nën maskimin e punimeve restauruese shkatërrimin e pariparueshëm të dy objekteve të mbrojtura në qytetin e Shkodrës. Kjo është gjetja e auditimit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit te Ministria e Kulturës, Drejtoria e Kulturës Shkodër, Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Instituti i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.

Shkelja e parë është gjetur te një objekt në rrugën e Gjuhadolit, zonë me ndërtesa karakteristike dykatëshe të mbrojtura. Por, puna për restaurimin e njërës prej tyre ka përfunduar me një kat shtesë, duke dalë mbi lartësinë e godinave të tjera.

Shkelja e dytë është gjetur me restaurimin e objektit të njohur si ‘Kafja e Madhe’, ku leja është dhënë për punime restaurimi, që nuk prekin strukturën dhe çatinë e godinës. Por, nga një verifikim në terren, godina historike pothuajse është shkatërruar tërësisht.